BallinaOP EDDemokracia mes të djeshmes dhe realiteti të sotëm politik!

Demokracia mes të djeshmes dhe realiteti të sotëm politik!

Nga Paulin Maku

Të nderuar miq, shokë, koleg, intelektual, ushtarak aktiv e në rezervë,njerëz të punës e të mendjes, të artit e të kulturës,të sportit, shkencës, biznesit apo të bujqësisë, studentë, nxenës të arsimit të mesëm, të papunë, të papërfaqësuar, individ me aftësi të kufizuara, pensionistë, të gjithë njerëzit e thjehtë që së bashku kemi kaluar këto vite . Kjo është pjesa më e bukur e jetës , që na kanë mësuar se cila është e mira, e ndershmja, realja, normalja, njerëzorja ,politike, shoqërore dhe familjare .
Në këto vite së bashku menduam se demokracia është vlera dhe kontributi i shumë njerëzve, ndërsa sot po shohim disa zhvillime shumë të çuditshme në politikën shqiptare, ku i persektuari po bëhet i majtë dhe i majti po deklarohet si i djathtë. Nuk e kuptoj se ku qendron fajtori, por diçka është shumë e rendësishme, se vota është moral, besim, përgjegjësi dhe detyrim për atë që të voton, që ti të perfaqësosh idealin e tij dhe besimin, deri ku besimi dhe morali shdërrohen në antibesim dhe antimoral.
Deri dje në pushtet me atributet maksimale që të jep pushteti, duke maksimizuar në shifra marramendëse përfitmin, korrupsionin, papërgjeshmërinë para votës dhe lirisë së votës dhe sot kerkon të quhesh opizitar është mekati më i madh politik, moral, njerzor, shpirtëror i atij populli që të ka besuar.
Kujt i kërkon llogari kryetari i mazhorancës , se nuk ka shtet, nuk ka qeveri, nuk ka drejtësi, nuk ka ushtri,rend, nuk ka ligj kur në 6 vite ke qenë simboli i fitores dhe i bashkimit , unitetit të shqiptarëve dhe duke u sjellë , si -kryetar i Këshillit të lartë të Drejtesisë, si-Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura, firmosës i dekreteve të Parlamentit Shqiptar, si-figura më lartë e subjektit ku ti je edhe krytar i partisë parlamentare dhe sot me institucionet e shtetit shqiptar mundohesh të krijosh Parti politike me profile të dyshimta korruptive, abuzive që për institucionin e Kryeministrit janë të pamoralshme.
Akoma shqiptarët duhet të presin të përfaqësohen në zonat e tyre me të njëjtin emër, mbiemër në këtë kohë?!
Rotacioni është pozitiv dhe kjo është e rendësishme në emrat që perfaqësojnë vullnetin, respektin, kontributin, vlerat shoqërore, morale e dinjitetin para njerzëve të thjeshtë.
Kujdes votimi është një ditë, por disfatat tona janë 4 vjet, asnjë nuk ka faj në zgjedhjen tuaj.
Jeni ju ata që vendosni

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular