Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur sot rreth orës 15:00 Kryesinë e PD-së, ku ndër të tjera është shprehur se, në vend nuk ka normalitet dhe se largimi i kryeministrit Edi Rama është çështje e emergjencës kombëtare.
Sipas kreut të opozitës, vendi është në emergjencë kombëtare.
“Largimi i Rames çështje e emergjencës kombëtare, në vend nuk ka normalitet, për Ramën asnjë minutë qetësi. Shqipëri me parlament monoparti dhe kriminelë dhe qeveri të kapur me krimin, ne nuk pranojmë”, ka thënë ndër të tjer Basha në fjalën e tij.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, një ndër temat kryesore ka qenë edhe organizimi i strukturave partiake.
Mbledhja e Kryesisë së PD vjen në më pak se një javë nga protesta e paralajmëruar e 16 Marsit.