Edi Rama taksë në Kalimash për Kosovën, por kërkon heqjen e taksës Haradinaj për Serbinë!

1
265

Nga Enver Bytyçi

Para një muaji Edi Rama u shfaq në një pritje në pallatin e ri presidencial alla Erdogan të Hashim Thaçit në Prishtinë. Ai shkoi në vilën luksoze të presidentit të Kosovës, jo për urimin e madh të hyrjes së mikut të tij në këtë vilë, sesa për t’i bërë presion Ramush Haradinajt që ta heqë taksën për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.

Ishte ky një organizim në formën e një kurthi i tre arkitektëve të ndarjes së Kosovës, përkatësisht Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut. Batoni bëri fotografitëë e famshme në tavolinën e bollshme të Hashim Thaçit me Edi Ramën në krye të “sofrës”, dhe Kadri Veselin, Behgjet Pahcolllin, Baton Haxhiun dhe Ramush Haradinajn në të majtë e të djathtë të kryeministrit të Shqipërisë. Regjia ia la Ramës në atë darkë rolin e të zotit të shtëpisë në vilën e Hashim Thaçit.

Ishin në atë tavolinë 5 me 1. Pesë veta kishin programuar që darka e “Zanzibarit” në vilën luksoze të Hashim Thaçit të shërbente si “pikë kthese” në marrëdhëniet me Serbinë. Pra që kryeministri Haradinaj të vihej nën presionin e pesëshëes dhe të tërhiqej sa i përket taksës për mallrat dhe që Rama e Thaçi të vijonin të qetë zbatimin e projektit serbo-rus të ndarjes së Kosovës. Se kjo pesëshe poiI kundërvihej një personi, Haradinajt, u provua dhe dje në mëngjes kur Thaçi, Haradinaj dhe Veseli u takuan me ndihmëssekretarin e Shtetit Amerikan, David Hale, ku dy përfaqësueti e partisë më të madhe në qeverisje, PDK-së, i bënë presion të pandërprerë zotit Haradinaj në lidhje me taksën.

Eshtë interesant fakti se publikisht Thaçi flet për “presion serb në dialogun me Prishtinën”! Ndërkaq Rama, Hashimi e Kadriu po bëjnë të gjitha presionet e mundëshme në darka, dreka e në prezencën e autoriteteve më të larta të vendeve mike, me qëllim që ta thyejnë Ramush Haradinajn. Haradinaj qëndron. Qëndron fort deri më tani. Nëse nuk do të qëndrojë, do të fundoset me gjithçka. Vendimi i tij për vendosjen e taksës 100 përqind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë e ka vënë para alternativës: “Ose duhet të qëndrojë, ose duhet të harrohet në politikën e Kosovës”! Alternativë tjetër nuk ka për Ramush Haradinajn.

Po Edi Rama, i cili i bashkohet korit të sorrave serbe për heqjen e taksave, çfarë halli ka?! Pse nuk e shqetëson atë taksa në rrugën e Kombit, por e shetëson taksa e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë?! Angazhimi i kryeministrit të Shqipërisë kundër taksës Haradinaj nukështë parimor, as në interes të Kosovës dhe kombit shqiptar . Atëherë çfarë e shtyu Edi Ramën të vendosë taksën kundër Kosovës në Rrugën e Kombit dhe ndërkohë të insistojë e të ngrejë kurthe e intriga për ta detyruar Ramush Haradinajn të heqë taksën për Serbinë dhe mallrat e saj që hyjnë në Kosovë?!

Ka vetëm një shpjegim: Lidhja e ngushtëe e madje e dyshimtë e Edi Ramës me Beogradin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandë Vuçiq. Nëse Edi Rama do të mendonte shumë pak për interesat e Kosovës e të Shqipërisë në krahasim me atë që mendon e punon për, punët tona nuk do të kishin shkuar kaq keq. Së paku nuk do të kishin mbërrit deri në këtë pikë sa të vihej në diskutim sovraniteti dhe integriteti territorial o Kosovës!

Eshtë kaq e vërtetë kjo, sa duket edhe në sjelljet e palëve: Le t’I përmendim disa detaje:

Edi Rama në kërkim të zbatimit të idesë serbe të ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, i tha nëntorin e vitit të kaluar Haradinajt se “Kush i thotë Hashim Thaçit tradhëtar, ai është gomar”, duke aluduar në vetë kryeministrin e Kosovës. Por nuk i tha asnjëherë Aleksandër Vuçiq ose Ivica Daçiq se projekti i tyre për ndarjen e Kosovës është i gabuar, i papranueshëm dhe i rrezikshëm!

Edi Rama i kërkon me ngulm Ramush Haradinajt të heqë taksën për Serbinë, por nuk pranon ta heqë taksën që ai i ka vënë Kosovës në Kalimash! Kryeministri i Shqipërisë shqetëshet kur dikush i kundërvihet politikave destruktive të Sëerbisë në Kosovë, por nuk shqetësohet pse ua vështirëson lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës. Edi Rama kërkon lëvizjetë lirë në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, por vendos një kufi tjetër kontrolli midis Shqipërisë dhe Kosovës! Edi Rama konfliktohet 24 herë në 24 orë me shqiptarët e të gjitha kategorive, por asnjë sekondë me politikat serbe të obstruksionit në Kosovë!

Ky standard i dyfishtë i kryeministrit të Shqipërisë duhet lexuar si shërbim i radhës ndaj politikave serbe e ruse në Kosovë dhe territoret shqiptare. Sepse është i tillë. Në vend që kryeministri i Shqipërisë politikave të agresionit serb në Kosovë, ai kërcënon Hamush Haradinajn pse kryeministri I Kosovës e mbron vendin e tij nga projekti serbo-rus I mbaështetur nga Rama-Thaçi për ndarjen e Kosovës!

O njerëz! Vendoseni gishtin e madh te veshi dhe thirrni me ulërime: – Si ta mbrojmë Kosovën prej Edi Ramës dhe Hashim Thaçit! Ky është misioni e çdo shqiptari sot. Kush dëshmohet në këto kohë naiv dhe e nuk e sheh rrezikun te këta dy liderë shqiptarë, ai nesër do të zhgënjehet!

Tiranë, më 10.03.2019

1 Koment

Comments are closed.