BallinaKryesorePandeli Majko: E drejta e votës për diasporën mund të përfundojë si...

Pandeli Majko: E drejta e votës për diasporën mund të përfundojë si eksperiment i dështuar

Pandeli Majko, Ministri i shtetit për Diasporën ka qenë i ftuar në rubrikën Diaspora, që transmetohet çdo të shtunë në orën 20:00 në kanalin e Top channel në Youtube.

Majko ka folur në lidhje me Samitin e dytë të Diasporës, dhe çështjeve që u diskutuan në këtë samit. I pyetur në lidhje me diskutimin e një prej paneleve që ishte për të drejtën e votës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nëse do të ketë ndonjë zhvillim pozitiv pas samitit nga qeveria në lidhje me çështjen e të drejtës së votës i është përgjigjur:

“E kam me merak çështjen e të drejtës së votës, sepse e drejta e votës mund të përfundoj si një eksperiment i dështuar. Ne mund t’i krijojmë një hapësire të caktuar të gjithë shtetasve shqiptar që jetojnë jashtë vendit që të votojnë dhe pas një ose dy zgjedhjeve mos të shikojnë një realitet në lidhje me interesat e tyre dhe të ndihen të distancuar, qoftë nga mënyra e përzgjedhjes së njerëzve dhe qoftë nga mënyra sesi politika e trajton votën e tyre. Nga njerëzit që do të përzgjidhen apo si do të krijohet mekanizmi kushtetues për prezantimin e diasporës në Parlament një ministër duhet të kuptojë që do të ketë përballë një përfaqësues genuin të interesave të Diasporës. Duhet të gjejmë një model të aplikueshëm, nuk duhet te bëjmë shpikje. Duhet një model i aplikueshëm qe e përdorin dhe vende të tjera. Më pas do të kemi një faze të dytë të aplikimit të politikës shtetërore për diasporën. Më pas do te jemi tek shprehja që mua më pëlqen shumë: Diaspora t’i takoj diasporës”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular