BallinaKryesoreBasha nis sot nga Korça, marshimin dhe përgatitjet për protestën e 16...

Basha nis sot nga Korça, marshimin dhe përgatitjet për protestën e 16 marsit

Kryetari Lulzim Basha do të jetë sot në qytetin e Korçës, ku do të ketë një takim me simpatizantët e Partise Demokratike dhe me qytetarët. Pika e nisjes do të jetë sheshi përpara shkollës “Ismail Qemali” në oren 10:30.

Në daljet publike, kreu i opozitës ka paralajmëruar se protesta e 16 marsit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të jetë historike dhe me nje pjesemarrje me te larte se çdo proteste tjeter.

Formati i tubimit pritet të jetë i njëjte, pa flamuj politik dhe në qendër të vëmendjes do të jetë zëri i qytetarëve.

Opozita e bashkuar dogji mandatet e deputeteve, pasi e konsideron mazhorancës i jo legjitime për shkak të blerjes së votave në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular