Inter arrin të marrë tri pikët në “San Siro”, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj SPAL, në takimin e vlefshëm për javën e 27-të të Serie A, Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Politano në minutën e 67-të dhe Gagliardini në të 77’ i dhanë fitoren zikaltërve.
Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 50 pikëve (vendi i katërt), vetëm 1 më pak se Milani i vendit të tretë.