BallinaIntervistaKQZ u jep sot mandatin 6 deputetëve që do të zëvendësojnë opozitën

KQZ u jep sot mandatin 6 deputetëve që do të zëvendësojnë opozitën

spot_img
spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’u japë sot mandatin, 6 deputetëve të tjerë të listës, që kanë vendosur të marrin mandatet e djegura nga opozita. 3 kandidatë janë nga PD dhe 3 nga LSI.

Nga listat e PD, Majlinda Halili do të marrë mandatin Gent Strazimirit në Tiranë.

Lefter Maliqi do të marrë mandatin e Astrit Veliajt në Berat.

Ligoraq Karamelo do të marrë mandatin e Klevis Balliut në Korçë.

Për LSI, 3 deputetët e rinj janë Edlira Hyseni në vend të Nora Malajt në qarkun e Durrësit; Ediola Braha që zëvendëson Vangjel Tavon në qarkun e Gjirokastrës dhe Elda Hoti në vend të Viktor Tushajt në qarkun e Lezhës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot në orën 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Gent Strazimiri.

ër dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike e Shqiperise, Qarku Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Astrit Veliaj.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Klevis Balliu.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Durres, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Nora Malaj.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Gjirokastër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Vangjel Tavo.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Lezhe, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Viktor Tushaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular