Situata duhet ndryshuar menjëherë dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë aktorëve për të siguruar zhvillimin e një ndeshje në kushte normale. Kryeministri Edi Rama kërkojnë ndryshim të menjëhershëm në kodin penal për të dënuar të gjithë ata që janë kërcënim për protagonistët në fushë:
“I nderuar zoti President, të nderuar të pranishëm sot jem mbledhur këtu si rezultat i nevojës për një reagim të përbashkët, për një fenomen që nuk mund të tolerohet më, ajo e dhunës. Kur ka një krizë, ka edhe një mundësi. Për të parë futbollin si një aktivitet, si një forcë e madhe. Unë do doja që të adresojmë së bashku fenomenin e dhunës dhe njëkohësisht të shfrytëzojmë këtë mundësi për reformimin e futbollist. Është e padyshimtë nëse shohim përpara jemi shumë mbrapa me atë që duhet të ishte futbolli.
Ti vëmë vetës objektiv që të kthenim në këtë tryezë me një reformë tërësore të futbollit. Për zgjidhjen e problemit të dhunë ne i kemi të gjitha mundësitë që të kemi një qasje për tua bazuar në një bazë solide dhe në një fazë pa kthim në raport me dhunë.
Ka një pengesë ligjore për shërbimin e policisë brenda stadiumeve. Kjo nuk është një arsye për t’u fshehur pas gishtit. Pasi unë besoj aq sa është e rëndësishme që policia të përfshihet në këto kushte. Problemi i FSHF-së lidhet me përdorimin e impianteve sportive. Policia nga njëra anë e hedh topin te federata, federata nga ana tjetër nuk ka si të mos e kthejë topin te policia. Siç kemi treguar se kostot dimë t’i përballojmë bashkërisht kur bëjmë projekte të përbashkëta, duke i dhënë mundësi keqbërësve të identifikojnë keqbërësit në stadium.
Presidenti sapo përmendi një ankesë të autoritetit të mediave audiovizive ku stadiumi të mos jetë arena në kor ku të këndohet libri i shpisë dhe i kundërshtarit. Të hyjmë menjëherë në proces ligji dhe në bazë të statusit të spektaktoritt ë merren vendimet përkatëse. Në hyrje të ndeshjes, elementët turbullues të jenë në komisariat. Futja në tapetin e gjelbër do të dënohet deri në 3 vjet burg. Kush kalon tapetin e gjelbër është një kërcënim fizik qoftë për ata që janë në fushë, qoftë për arbitrat. Kemi mundësi ta aplikojmë menjëherë këtë dënim. Ky do të jetë hapi i parë që ne do të bëjmë me parlamentin për të ndryshuar kodin penal”, u shpreh Rama