Dashi
Saturni do të ketë ndikim aspak të pëlqyeshëm për të lindurit e kësaj shenje. Duhet të punoni me vendosmëri për të arritur objektivat tuaja. Besoni më shumë në vete dhe do të merrni rezultatet e dëshiruara.
Demi
Gjatë kësaj dite do të përballeni me një ngarkesë të madhe stresi. Gradualisht do të rikuperoni formën fizike dhe psikologjike, ashtu siç ju e keni dëshiruar.
Binjakët
Pas disa ditëve të vështira që keni kaluar sidomos në dashuri, situata priret që të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme. Shumë shpejt edhe në punë do të merrni kënaqësitë e dëshiruara.
Gaforrja
Pavarësisht vështirësive me të cilat jeni përballur në jetën sentimentale, yjet do të kenë ndikim mjaft pozitiv. Do ti shihni gjërat me sy tjetër.
Luani
Gjatë kësaj të marte duhet të reflektoni më shumë për të rigjetur ndjenjat tuaja. Po ashtu do ju duhet të gjeni ekuilibrin e dëshiruar, të cilin e keni humbur prej kohësh.
Virgjëresha
Më në fund keni rigjetur qetësinë dhe gjatë ditëve në vijim do të merrni kënaqësi të mëdha. Kjo gjë vlen sidomos në sferën profesionale, ku përkushtimi i treguar do të shpërblehet.
Peshorja
Kjo ditë ju gjen tejet nervoz për shkak të ngarkesës dhe stresit të madh në punë. Kjo gjë do të reflektohet edhe në sferën sentimentale, ndaj bëni mirë që të mos e teproni.
Akrepi
Situata në dashuri do të vijë drejt përmirësimit. Historitë e lindura prej pak kohësh do të marrin konfirmimet e nevojshme, shkruan noa. Dita parashikohet të jetë tejet pozitive.
Shigjetari
Duhet të besoni më shumë në veten tuaj, sidomos në sferën profesionale. Pavarësisht aftësive tuaja nuk do ju njihen meritat dhe për këtë arsye duhet të tregoheni më bindës.
Bricjapi
Keni nevojë për një periudhë pushim, për të shqyrtuar më mirë projektet tuaja të së ardhmes. Në dashuri, situata do të mbetet e qëndrueshme, për gjithë ata që janë në një lidhje të qëndrueshme.
Ujori
Ndiheni disi të lodhur për shkak të angazhimeve të shumta, me të cilat jeni përballur gjatë këtyre ditëve. Përfitoni për të rikuperuar dhe për të rigjetur ekuilibrin, por gjithmonë duke u treguar të matur.
Peshqit
Po angazhoheni maksimalisht për të arritur objektivat e synuara, si në dashuri edhe në punë. Shumë shpejt do të korrni frytet e asaj që keni mbjellë dhe do të merrni kënaqësi.