“Goethe Zentrum” ka një fluks të madh njerëzish që mësojnë gjermanisht për arsye emigrimi. Madje, prej muajsh ka një listë pritjeje prej dhjetëra vetësh.
Aktualisht, në këtë qendër mësojnë 600 persona. Qendra nisi me 50 kursantë, ndërsa tani numërohen 5.000 në një vit, pra 100-fishim i numrit.
Anida dhe Eraldo janë burrë e grua dhe po mësojnë gjermanisht intensivisht.
“Unë kam mbaruar studimet në Itali dhe u ktheva me idenë se do të mund ta përballoja jetën, por nuk besoj se do të bëhet ndonjëherë.
Përderisa jam martuar, jam bërë me fëmijë, po shoh që gjërat po vështirësohen, të ardhurat mbeten po të njëjtat, ndërsa shpenzimet po rriten. Te fëmijët nuk mund të duroj dot”, tha Anida Meshini.
Eraldo është administrator për Shqipërinë i një kompanie ndërkombëtare.
“Ne nuk jemi emigrantë ekonomikë, por emigrantë politikë. Është politika, ajo që po i përzë shqiptarët, ata nuk po ikin. Kur flas për politikë nuk e kam fjalën për ngjyrime partiake.
Ne kemi një qeveri me bazë të gjerë që kanë marrë një nismë për përzënien e të gjithë shqiptarëve, sidomos ata të shtresës së mesme. Këtë e bëjnë për ta pasur më të lehtë qeverisjen e vendit”, tha Eraldo Meshini.
Amarilda ka studiuar 6 vite mjekësi të përgjithshme, por do të shkojë në Gjermani me të fejuarin, inxhinier elektronik.(TCH)
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2019/03/12/alarmi-po-zbrazet-shqiperia-te-gjithe-ne-radhe-per-te-mesuar-gjermanisht/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: startnews.news/2019/03/12/alarmi-po-zbrazet-shqiperia-te-gjithe-ne-radhe-per-te-mesuar-gjermanisht/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: startnews.news/2019/03/12/alarmi-po-zbrazet-shqiperia-te-gjithe-ne-radhe-per-te-mesuar-gjermanisht/ […]
Comments are closed.