Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 19 të arrestuarit në kuadër të protestës opozitare të 16 Shkurtit. Kështu për 4 të arrestuarit dhe ish-kreun e INUV, Florenc Hoxha ka mbetur në fuqi masa “arrest me burg”. Ndërsa për të arrestuarit e tjerë ka mbetur pa ashtu në fuqi masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’.
Gjykata nuk pranoi ankimimin e avokatëve të protestuesve me pretendimni se ato duhet të ishin firmosur nga personat që ishin nën hetim.
Nga ana e saj Prokuroria thotë se vendimi i Shkallës së Parë është i padrejtë dhe duhet prishur pasi nga Gjykata e Shkallës së Parë nuk janë vlerësuar drejt provat pasi protestuest kanë qenë aktivë në kryerjen e akteve të dhunës ndaj godinës së kryeministrisë. Për 11 protestuesit të cilët janë nën masën e sigurisë, “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje” prokuroria paraqiti ankim dhe kërkoi kthimin e tyre në burg.
Masat e sigurisë për 19 te arrestuarit:
Florenc Hoxha, arrest me burg
Emanuel Nallbani, arrest shtëpie
Naim Haxhiu, arrest shtëpie
Andon Gjini, arrest shtëpie
Resul Daci, arrest burg
Suzana Dimushi, detyrim paraqitje
David Linati, arrest shtëpie
Hasan Jakupi, detyrim paraqitje
Ilir Hamedini, arrest me burg
Festim Taku, arrest shtëpie
Sajmir Rexhepi, arrest me burg
Mitat Fieraku, detyrim paraqitje
Lefter Jakupi, detyrim paraqitje
Pellumb Shelna, detyrim paraqitje
Veljon Dine, arrest shtëpie
Ndue Tuci arrest shtëpie
Shpresa Lini, detyrim paraqitje
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. BW