Gjykata për Krime të Rënda vendosi të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për Kelmend Balilin, çka tregonte se procesi për të cilësuarin si Eskobari i Ballkanit, do të përmbyllej në vetëm pak seanca, por nuk ndodhi ashtu. Në seancën e sotme, prokurori Ened Nakuci pritej të shpallte pretencën për Balilin por seanca u shty për në 26 Mars për shkak se mungonte i pandehuri dhe avokati. Mësohet se seanca e sotme gjyqësore tek kriemt e Rënda është ndjekur edhe nga një përfaqësues i Amabasadës Amerikane.