BallinaSportDrejtori i Barcelonës: Na presin dy finale me “Djajtë e Kuq”!

Drejtori i Barcelonës: Na presin dy finale me “Djajtë e Kuq”!

Guillermo Amor, Drejtor i Marrëdhënieve Institucionale të Barcelonës, foli për “Movistar”, menjëherë pas shortit të sotëm, që i përballi katalanasit me Manchester United në çerekfinale të Champions-it: “Duhet të jesh i lumtur me shortin në këtë fazë. Me cilindo që do të na binte, vështirësia do të ishte e madhe.

Manchester United është një nga skuadrat e mëdha, do të luajmë dy finale kundër tij. Secila sfidë çerekfinale do të jetë shumë e rëndësishme. Luajtja në shtëpi, ose larg në ndeshjen e parë apo të dytë nuk të garanton suksesin. Eshtë e vërtetë që, nëse udhëtoni në ndeshjen e parë, në shtëpi mund ta “gjurmosh” rezultatin, e di se çfarë të duhet, por është e vështirë të flitet për favor.

Le të shkojmë në Manchester për të marrë një rezultat të mirë për kthimin në shtëpi. Nëse dëshiron të jesh kampion, duhet të fitosh ndaj kujtdo dhe kudo, të japësh gjithçka. Ne duhet të përqendrohemi te çerekfinalet dhe të mos mendojmë për më tej, gjysmëfinalet”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular