BallinaAktualitetEdi Paloka tregon burracakërinë e Ramës: Si më shau dhe ia mbathi...

Edi Paloka tregon burracakërinë e Ramës: Si më shau dhe ia mbathi me biçikletë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Duke marrë shkas nga debatet e tij me kryeministrin Edi Rama, drejtuesi i “Zonë e Lirë” Arian Çani e pyeti nëse e ka takuar ndonjëherë përpara se të bëhej deputet.

Paloka tregoi se i vetmi kontakt që ka pasur me kryeministrin përpara se t’i futej politikës ka qenë përpara viteve 2000 dhe siç tregon ai Rama e ka fyer. Ish-deputeti po ashtu u shpreh se ka qenë bashkë me gazetarin Blendi Fevziu kur ka ndodhur ngjarja dhe ka qenë pikërisht ai që e ka mbajtur që debati mes tyre të mos degradonte.

“Ai ka pasur diçka me mua, donte të gërricej dhe pastaj ikte me vrap. Është pjesë e tij. I vetmi kontakt që kam pasur me të ka qenë pak a shumë e njëjta skenë, para viteve 2000. Ishim në konferencë, unë dola me Blendi Fevziun dhe do hipim në makinë, ndërsa Rama ishte me një biçikletë 28-she. Ai se çfarë i tha Fevziut me zë të ulët për mua, ishte diçka fyese. Fevziu më shtyu që të mos reagoja, por ai e ngriti zërin pak më tepër. Unë reagova në mënyrë shumë impulsive. Fevziu mu lidh në mes dhe i tha Ramës ik, ik. Ai si avdall mori biçikletën dhe iku. Këtë e them për herë të parë”, tha Paloka. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular