BallinaKryesoreMonika Kryemadhi nga Kamza: Nesër tregojmë se jemi të fortë, Edi Rama...

Monika Kryemadhi nga Kamza: Nesër tregojmë se jemi të fortë, Edi Rama në ikje

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi foli nga Kamza, ku mbajti takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo tha se vendi ka në krye një qeveri të lidhur me grupe kriminale, ndërsa shtoi se papunësia dhe emigrimi ka kapluar gjithçka.

“Rilindja ka dështuar. Në krye të vendit është një qeveri e lidhur me grupe kriminale. Situata në vend është tepër e rëndë. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Shohim sesi rinia ikën dhe vërejmë papunësinë që shtohet përditë e më shumë. Shikoni sesi nuk paguhen dot faturat e dritave dhe ujit. Shohim sesi në spitale, mjekët ndihen të poshtëruar nga mungesa e ilaçeve. Ata ndihen të poshtëruar dhe të kërcënuar. Mësuesit kërcënohen nga drejtorët kamikazë të Edi Ramës. Shohim doganierë të cilët kërcënohen në rast se nuk kalojnë mjetet e sendet që do Rama, e mbështeten ata njerëz me të cilët Rama ka lidhje të fuqishme, që janë më shumë oligarkë. Shohim sesi shqiptarët janë gjithmonë e më shumë pesimistë. Shohim pafundësisht mjerim, dhimbje dhe mungesë shprese. Shohim studentët shqiptarë dhe nxënësit të cilët janë në gjendje të mjerë”, tha Kryemadhi. Monika Kryemadhi theksoi se nuk do të lejojë këtë të keqe për Shqipërinë, ndaj ftoi të gjithë që të marrin pjesë nesër në protestë. “Mirëpo, ne nuk do ta lejojmë këtë të keqe që të kaplojë Shqipërinë. Ne do ta largojmë Edi Ramën, pasi ai është një i marrë që po e shkatërron vendin. Nesër është dita vendimtare për të treguar se ne jemi shumë”, u shpreh Kryemadhi.

Fjala e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me strukturat e LSI Kamëz

Të gjithëve ju që jeni sot këtu, ju faleminderit nga zemra, ju jam shumë mirënjohëse. Në fakt jemi në momentet e fundit të organizimit të një proteste madhështore të datës 16 mars. Berti përmendi një nga arsyet se pse ai do të marrë pjesë në protestë. Si puna e Bertit ka me qindra e me mijëra shqiptarë, të cilët e kanë mundësinë për të ardhur nesër, por ka edhe nga ata që nuk e kanë, sepse është shumë i shtrenjtë transporti për të ardhur nga rrethet e tyre dhe për të protestuar përballë Kryeministrisë. Sepse kaq gjakpirëse është kjo qeveri, saqë njerëzve kërkon t’u marrë para edhe për të ardhur për të protestuar për hallet e tyre në mes të Tiranës.

Kaq gjakpirëse është kjo qeveri, saqë përveçse po ju prish shtëpitë, ju prish pronat, ju grabit të ardhurat e tyre, kërkon t’u marrë përsëri para për të paguar gjithë dëmin që iu bën shqiptarëve. Megjithatë, sot në fakt nuk dua të flas se si ka dështuar qeveria e rilindjes. Ka dështuar qeveria e rilindjes, por nuk kanë dështuar socialistët. Nuk kanë ndryshuar ata socialistë të ndershëm që kanë aspiruar për demokraci, për lirinë e fjalës e fjalës, por mbi të gjitha që kanë aspiruar për vlerat e vërteta social-demokrate. Jam e bindur se të gjithë ata socialistë që tashmë aspironin social-demokracinë, sot social-demokracia e rilindjes është kthyer në grabitje të vlerave dhe të xhepave të shqiptarëve.

Prandaj nesër më 16 mars do të jenë me qindra e mijëra specialistë dhe votues të Partisë Socialiste që nuk e përkrahin më rilindjen e Edi Ramës dhe që nuk e përkrahin më rilindjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Prandaj, dua të falënderoj nga zemra çdo socialist të ndershëm që nuk e sheh më veten e tij pranë rilindjes së krimit.

Përpara se të vija këtu ishim në disa takime të tjera, ku në fakt kur takoheshim me njerëzit, në sytë e tyre, vërtet nga goja e tyre nuk dilte urrejtja, apo inati, apo zemërimi, por në sytë e tyre kishte një shkëndijë, ishte shkëndija e shpresës. Dhe vetëm një fjalë thanë: urojmë që dita e nesërme të jetë dita e fundit dhe e ndarjes njëherë e përgjithmonë të kapjes së shtetit nga liria e njerëzve dhe e shqiptarëve. Të jetë dita e fundit e këtij grupi kriminal që ka varfëruar çdo ditë e më shumë shqiptarët.

Ne përballemi çdo ditë me problematikat, me hallet dhe me problemet e njerëzve. Flasim politikisht, flasim për Kushtetutën, flasim për ligjet në Parlament, flasim për Gjykatën Kushtetuese që ka më shumë se një vit e gjysmë që nuk ekziston. Flasim për Gjykatën e Lartë që ka vite që nuk ekziston. Flasim për reformën në drejtësi ku përdoren dy standarde, listën e bardhë të Edi Ramës për gjithë shërbëtorët e tij dhe listën e zezë për të gjithë ata që nuk i shërbejnë atij. Flasim për reformën zgjedhore, flasim për Parlamentin, flasim për integrimin evropian për të cilin shqiptarët aspirojnë 100 për qind e tyre që duan të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian. Por, ajo që ndiejnë më shumë shqiptarët është varfëria që ka hyrë këmbëkryq në shtëpinë e secilit prej tyre. Është varfëria që çdo ditë e më shumë, jo vetëm i ka copëtuar dhe rrënuar familjet e shqiptare, por që po vret shpresën për fëmijët e tyre.

Kudo që të shkosh sot, do të shohësh se si pafundësisht mijëra të rinj e të reja çdo ditë e më shumë bëjnë aplikime për t’u larguar nga Shqipëria. Do të shikosh se si autobusë të tërë të linjave ndërkombëtare nisin djem të moshave më të vegjël se 26 vjeç për të mos u kthyer më në Shqipëri, sepse kërkojnë parajsën në Evropë.

Shikon me qindra dhe mijëra familje shqiptare të cilat mbyllin dyert dhe i vënë drynin shtëpive të tyre, ose dhe i shesin ato për tu larguar dhe për të mos u kthyer më në Shqipëri. Shikon pensionistë sesi qajnë në zyrat e arkëtimit të OSHEE apo të ujësjellësit për faturat e tmerrshme dhe të larta që paguajnë çmimin e lartë të energjisë elektrike edhe pse për të njëjtën energji elektrike që paguanin 5 vite më parë, tani paguajnë dyfishin. Edhe pse për të njëjtën sasi uji që konsumonin tre vite më parë, paguajnë dyfish, trefish apo dhe katërfish më shumë. Shikon sesi familjarë pafund në dyert e spitaleve qajnë, sepse nuk kanë mundësi për të paguar për shpenzimet e të sëmurëve dhe familjarëve të tyre. Po shikojmë sesi mjekë që veshin bluzën e bardhë dhe ndihen të poshtëruar nga mungesa e ilaçeve, nga mungesa e mundësisë për t’u shërbyer të sëmurëve dhe sesi ndihen të poshtëruar që shteti i vendos përballë të sëmurëve, përballë qytetarëve dhe sesi i vendos ata përballë njerëzve të cilët duan të kenë një jetë më të mirë. Shikojmë mësues të cilët kërcënohen me apelet e tyre dhe me shantazhet e drejtorëve kamikaz të Edi Ramës sepse duan të mësojnë fëmijët e shqiptarëve por nuk kanë mundësi. Shikon policë të cilët kanë të veshur uniformë dhe nuk kanë mundësi për të mbrojtur shtëpinë e tyre se në të kundërt pushohen nga puna. Shikojmë doganier të cilët kërcënohen nëse nuk kalojnë kamionët e oligarkëve apo pasuritë e njerëzve të lidhur me Edi Ramën dhe familjarët e tij. Dhe sesi vendosin faturat e tmerrshme që rrënojnë dhe falimentojnë bizneset shqiptare. Shikojmë taksidarët e Edi Ramës që një pjesë e tyre janë krenarë që janë shërbëtorë të tij, por një pjesë e tyre ndihen të frustruar dhe të nënshtruar përballë këtij sistemi. Shikojmë pafundësisht administratë publike të shkatërruar dhe të demoralizuar sepse nuk mund të pranojnë dot që me dorën e tyre të vulosin fundin e familjarëve të tyre për të shkatërruar biznesin dhe të ardhmen e tyre. Shikojmë pafundësisht dhimbje, mjerim dhe mungesën e shpresës, përballë një qeverie, e cila nuk është gjë tjetër veçse një mekanizëm te cilin e ka kapur krimi i organizuar. E kanë kapur 5 oligarkë të Edi Ramës dhe varfërojnë çdo ditë dhe më shumë shqiptarët. Dhe nuk japin asnjë lloj shprese dhe të ardhme për shqiptarët. Shikojmë sesi 78% e fëmijëve të shqiptarëve nga mosha 7 deri në 14 vjeç, duan të ikin nga Shqipëria sepse nuk kanë asnjë të ardhme këtu. Shikojmë sesi të rinjtë dhe gjimnazistët shqiptarë, duan të ikin një orë e më përpara sepse nuk kanë asnjë alternativë për të jetuar dhe  punuar këtu. Shikojmë studentët shqiptarë sesi në duar kanë librat e gjuhës gjermane sepse duan të mësojnë gjermanisht për tu larguar një orë e më parë nga Shqipëria. Shikojmë pafundësisht mjerim në sytë e shqiptarëve. Por problemi qëndron, çfarë do të bëjmë ne. A do ta lejojmë këtë mjerim, a do ta lejojmë këtë njeri që të na rrënojë përfundimisht? Jo! Nuk do ta lejojmë. Do të luftojmë deri në momentin e fundit. Do të luftojmë jo për veten tonë, por për fëmijët tanë që jetojmë dhe për ata që do të lindin. Do të luftojmë për ata shqiptarë të cilët kur të lindin të thonë, jemi krenarë për prindërit tanë, të cilët luftuan dhe nuk lejuan një të marrë që të shkatërrojë vendin tonë. Do të luftojmë sepse ky është një mision. Për të cilin ne duhet të përballemi dhe duhet të paguajmë kusuret qe e lejuam që ky njeri i çmendur dhe i kapur të shkatërrojë, të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Do të luftojmë sepse kjo është më e pakta që ne mund të bëjmë përballë asaj të keqeje që mbyllëm sytë dhe veshët, për të instaluar si sëmundje e butë në jetën e shqiptarëve.  Sot kam pafundësisht për të folur dhe do të duheshin orë të tëra, por nuk dua t’ju vonoj sepse pas këtij takimi jam e bindur që secili prej jush do të marrë telefonin në dorë, do të trokasë derë më derë për të patur nesër pjesëmarrje më të madhe, jo nga gjithë Shqipëria, por nga Kamza, Vora dhe nga të gjithë komunat e Tiranës, nga Tirana vetë qytetarët, pse? Sepse nesër është dita vendimtare, është dita vendimtare për ti treguar të keqes që ne jemi shumë, nuk ka të bëjë fare flamuri politik, atje do të jenë të gjithë, atje do të jenë fëmijët tanë, atje janë prindërit tanë, motrat tona, vëllezërit tanë, atje është çdo shqiptar që nuk pranon dhunimin, kërcënimin, intimidimin dhe marrjen peng nga një njeri i cili kërkon të marri peng të ardhmen e shqiptarëve.

Edi Rama si i themi ne është në ikje, do iki një orë e më përpara, jo vetëm që është në ikje, por Edi Rama  do të iki edhe me një mallkim mbrapa tij dhe ndaj më lejoni që këtu nga Kamza, që Kamza është një qytet komplet tjetër, është një qytet që ka patur pak shtëpi, por sot ka me qindra dhe mijëra shtëpi dhe është një nga bashkitë më të mëdha. Pse dua t’ia jap mesazhin këtu? Sepse në Kamëz ka qytetarë nga qytete të ndryshme dhe besime të ndryshme, dua që nga ky qytet, i cili për hir të së vërtetës asnjëherë nuk ka qenë dakord me politikat po themi, me politika agresive, me politika të egra dhe shfrytëzuese ndaj qytetarëve, por gjithmonë ka qëndruar e fortë, ka qëndruar e fortë përballë çdo diskriminimi apo intimdimi ndaj kujtdo qeverie qoftë, qoftë e djathtë, qoftë e majtë, qoftë e qendrës, tranzitore, teknike, etj.

Ka qëndruar sepse këtu në Kamëz në fakt nuk erdhën intelektualët e rretheve të tjera kur ndodhi lëvizja e lirë e qytetarëve, por këtu në Kamëz erdhën punëtorët, erdhën njerëzit që kërkonin një jetë më të mirë për fëmijët e tyre, por që në fakt kishin sakrifikuar pafundësisht në 50 vitet e komunizmit, ishin përballur me persekutimet, ishin përballur me internimet, ishin përballur me burgosjen, ishin përballur me varfërinë e viteve të komunizmit dhe megjithatë dolën mbi çdo vuajtje dhe erdhën e ndërtuan të ardhmen e tyre në Bashkinë e Kamzës, por vetëm një gjë nuk i mori komunizmi të gjithë këtyre që kanë ardhur në Kamëz, nuk ju mori dot lirinë, nuk ju mori dot të shprehurin, nuk ju mori dot besimin, nuk ju mori dot forcën dhe mbi të gjitha nuk i mori dot solidaritetin.

Dhe nuk ka lindur burrë nëne që t’ia marri kamzalinjve këtë besim dhe këtë forcë dhe prandaj jo pa qëllim, sot dua t’ju them diçka Edi Ramës nga Kamza: Kam disa herë që unë nuk e dëgjoj, që të jem e sinqertë pse të gënjej, më thonë që Edi Rama e paska problem të madh që unë e besoj në Zot, pse unë besoj në Zot? Unë besoj në Zot dhe jam e bindur që të gjithë edhe ju këtu besoni në Zot dhe unë besoj shumë më shumë seç duhet të besoj një besimtarë. Pse besoj? Do besoj 2-fish dhe 3-fish seç beson një besimtarë sepse dua të që më lutje e mia në Zot dhe me besimin tim në Zot të shpaguajë të gjithë atë mëkat që bënë prindërit e Edi Ramës duke shkatërruar Kisha dhe Xhamia në Shqipëri, duke shkatërruar besimin në Zot në vitet e komunizmit sepse me lutjet e mija në zot i bëj thirrje Edi Ramës që ti shpëtojë shpirti atij dhe veglave të atij që grabisin dhe sot e kësaj dite mbas 30 viteve që ne kemi kthyer besimin në Zot, grabisin pronat e Kishave dhe Xhamive, pronat e teqeve, që mbi themelet e kishave dhe xhamive, Edi Rama ndërton kuplaratë e bizneseve të drogës së tij dhe bizneseve të imoralitetit të tij.

Do të lutem në Zot, dyfish dhe trefish,për të ngritur besimin tek njerëzit sepse vetëm besimi në zot do të na kthejë paqen dhe begatinë. Do të lutem në Zot që ti kthehen pronat kishave, xhamive, teqeve dhe çdo besimi fetar, që të mos vazhdojë me Edi Rama të grabisë pronat e Zotit, sepse kurrë nuk do të gjejnë paqe shqiptarët dhe kushdo tjetër nëse do të ndërtojmë besimin jo mbi grabitjen e pronës, por duhet ta ndërtojmë besimin vërtet te vlerat, tek morali, tek familja dhe tek atdhedashuria. Do të lutemi në Zot, që të fali mëkatet e brezave të kaluar, që shkatërruan institucionin e besimit në Zot dhe ndërtuan institucionin e krimit dhe drogës në Shqipëri. Do të lutemi në Zot që të na shpëtojë fëmijët nga trafiku i drogës, do të lutemi në Zot që të na shpëtojë fëmijët nga krimi, nga varfëria, nga injoranca dhe nga intimidimi i grupeve kriminale. Do të lutemi në Zot për një Shqipëri të lirë dhe për një Shqipëri të begatë. Do të lutemi në Zot për flamurin tonë që të valëvitet krenar ashtu siç e meriton. Prandaj i bëj thirrje Edi Ramës, kudo shkoftë në vende të krishtera apo mysliman, apo edhe bektashi: Mos ironizo dhe mos përmend emrat e të shenjtëve mbi të cilët shqiptarët kanë ngritur besimin në atdhedashuri, sepse mallkimi i tyre do të bjerë mbi kokën e tij dhe ai nuk do ta shpaguajë dot, jo në këtë jetë, por as në jetën tjetër. Prandaj larg gojën tënde të ndryrë, që ke guxuar të shash shqiptarët, intelektualët, artistët, gratë dhe vajzat shqiptare, larg gojën tënde të ndyrë nga Zoti që mbron shqiptarët nga ky mallkim që i ke hedhur ti Shqipërisë. Prandaj, larg gojën tënde të ndyrë që nuk ke guxuar të shash shqiptarët, intelektualët, artistët, gratë dhe vajzat shqiptare, larg gojën tënde të ndyrë nga zoti që mbron shqiptarët në këtë mallkim që i ke hedhur ti Shqipërisë. Këtu nga ky vend që për hir të së vërtetës të gjithë politika e ka parë si një cep të Tiranës por këtu nga ky vend i bëj thirrje kujtdo politikani, kujtdo qytetari, kujtdo gruaje edhe vajze që nesër më 16 mars, të gjithë në shesh para Kryeministrisë. Jo për politikën, jo për pushtetin por për familjet tona, për shtëpitë tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve, sepse Shqipëria është shtëpia e djemve dhe vajzave tona, sepse Shqipëria është vendi ynë dhe nuk mund të na e marri dot asnjë njeri. Ne do të ndërtojmë të ardhmen tonë këtu në Shqipëri. Sot jemi një ditë para protestës së nesërme, do të jetë një nga protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Do të jetë një nga protestat më të mëdha në Shqipërinë më të rrudhur, në Shqipërinë ku çdo ditë i largohen djemtë dhe vajzat e saj. Vetëm javën e kaluar në vetëm një qytet të Gjermanisë kanë vajtur 850 djem nën moshën 26 vjeç, pa e ditur se ku shkojnë, pa e ditur se çfarë i pret, por vetëm ikin për mos tu kthyer më sepse duan që të ndërtojnë një të ardhme të sigurt. Ne angazhohemi që të gjithë bashkë pa dallim bindjesh politike, që do të marrim përsipër për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për shqiptarët, e dimë që është e vështirë, e dimë që është mision i pamundur por në fund të fundit ky është misioni ynë historik për t’iu ndërtuar shqiptarëve një të ardhme të sigurt, për t’iu dhënë shpresën që Shqipëria është shtëpia e tyre, për t’iu dhënë shansin dhe mundësinë që Shqipëria është një vend i begatë. Një fjali të fundit kam, për të kuptuar se pse ne aspirojmë dhe pse Shqipëria është një vend Europian. Shqipëria është në mes të Europës, është mu në mesin e zemrës së botës, nuk mund të jenë shqiptarët asgjë tjetër veçse europian, nuk mund të jenë shqiptarët asgje tjetër veçse anëtarë të BE sepse Shqipëria është e rrethuar nga vende të BE dhe nuk mund të jetë Shqipëria një pikë e zezë në të gjithë BE sepse i do qejfi Edi Ramës, le të iki Edi Rama me brekushet e veta nga ka ardhur, ne do të bëhemi anëtarë të BE dhe nuk do ta bëjë politika por do ta bëjnë shqiptarët me djemtë dhe vajzat e saj me këtë mision i cili është i vështirë por nuk është i pamundur, është i mundur sepse në zemrat tona, ka dëshirë, ka dashuri për vendin të cilën nuk na e merr dot asnjë njeri. Zoti ju rujt ju, Zoti i ruajtë familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë! Faleminderit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular