BallinaLifestyleToto Cutugno në listën e zezë të Ukrainës

Toto Cutugno në listën e zezë të Ukrainës

Një grup deputetësh ukrainas i kanë paraqitur kërkesën shefit të shërbimit të sigurisë të Vendit, Vasily Gritsak, ti ndalojë hyrjen në Ukrainë këngëtarit italian Toto Cutugno, për pozicionin e tij filorus.

Lajmin është bërë i ditur nga një nga parlamentarët që ka bërë kërkesën, Viktor Romanyuk. Para pak ditësh ishte Al Bano që ishte vendosur nga autoritetet ukrainase në listën e zezë të vendit, sepse sipas tyre paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

Toto, ka planifikuar një koncert në Kiev në 23 mars, por ai cilësohet si një agjent mbështetës i luftës së Rusisë në Ukrainë. Romanyuk shprehet se Toto është pjesë e shoqatës Miqtë e Putinit dhe ka mbështetur gjithmonë aneksimin e Crimesë.

Në Internet-ka shtuar ai-ka shumë informacione për pozicionin e tij që lidhet me pushtimin e Krimesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular