Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, edhe sot, banorët e Unazës së Re kanë qenë më dinamikët.
Të bashkuar se bashkue me ish deputetin Klevis Balliu dhe kreun e deges nr.6 te PD Tirane Dash Visha ata marshuan drejt kryeministrisë, ku hodhen edhe thirrje të ndryshme kundër qeverisë.
“Rama ik. Sot e kanë në dorë qytetarët”, u shprehën ata.
Ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet drejtuar Policisë së Shtetit.
“Hiqini kapelet e bashkohuni me”, ishin thirrjet e banorëve të Astirit adresuar forcave të rendit që ndodhen pranë Kryeministrisë.