Blindohet Kryeministria, bulevardi i mbushur me kamera

0
390

Kryeministria është blinduar nga forcat e rendit por përveç numrit të madh të efektivëve  dyert e Kryeministrisë janë salduar me llamarina. Duket se që mbrëmjen e kaluar dyert e Kryeministrisë dhe streha në hyrjen nga Bulevardi janë salduar me llamarina për të mos u dëmtuar në rast të një sulmi nga protestuesit.

Nuk dihet nëse kjo protestë do të jetë si protestat e kaluara por kësaj here nga ana e Partisë Demokratike është kërkuar 48 orë leje për zhvillimin e protestës.

Herën e mëparshme policia refuzoi lejen me arsyetimin se rrezikoheshin institucione të sigurisë dhe jeta e deputetëve, por këtë herë policia nuk e ka refuzuar dhe ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj.