BallinaAktualitetFlamur Noka: Rama këndon nga halli, këmbanat kanë rënë dhe mirë është...

Flamur Noka: Rama këndon nga halli, këmbanat kanë rënë dhe mirë është t’i dëgjojë

Ndërsa bulevardi para Kryeministrisë ishte i mbushur me protestues të opozitës, kryeministri Edi Rama ishte në Berat, ku ja mori edhe këngës.

Ish-deputeti demokrat, Flamur Noka, i ftuar në Ora News thotë se Rama këndon nga halli.

Noka: Këndon nga halli dhe po pëpiqet me të gjitha mjetet dhe mundësitë e propagandës qeveritare për të fshehur panikun. Por propagandës së sektit të rilindjes i ka dalë boja.

Për Nokën, diktatura e krimit dhe korrupsionit nuk do të zgjasë.

Noka: Këmbanat kanë rënë për atë që ka veshë, mjerë ai që nuk i dëgjon.Mjerë ai që nuk i dëgjon këmbanat që bien për të sepse fundi i tij politik do të jetë shumë i shpejtë dhe shumë i keq.

Noka akuzoi kruyeministrin se i ka shndërruar institucionet në bunker.

Noka: Ka vetëm një zgjidhje: Të mbyllet në bunker se nuk do të mundet të qeverisë Shqipërinë dhe është ilegjitim. Shqiptarët ishin sot për të thënë se nuk pranojnë pushtet ilegjitim. Shqiptarët duan që të kthehet shenjtëria e votës së lirë.

Noka komentoi edhe deklaratën e Ramës, i cili është shprehur se do të bashkëpunojë me deputetët e rinj në Kuvend për të çuar përpara reformën zgjedhore.

Noka: Kryeministri le të bashkëpunojë me kartona dhe me letra, ne bashkëpunojmë me qytetarët. Kryeministri bashkëpunon dhe me blloqe parash, që blihen dhe shiten deputetë, ne bashkëpunojmë me qytetarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular