Zbardhen emrat e rinj të PS për zgjedhjet lokale, deputetët dhe gjyqtari që aspirojnë bashkitë

0
319

Edhe pse ende nuk dihet nëse do të zhvillohen apo jo zgjedhjet Partia Socialiste është duke mbledhur në çdo bashki të vendit Asambletë Socialiste në të cilat mbledh propozimet dhe hedh për diskutim kandidaturat për kryetarë bashkish për zgjedhjet e 30 qershorit.

Këtë fundjavë Rama ishte në qarkun Fier ku ka zhvilluar takime pune me strukturat e këtij qarku.

Burime për Report TV, bëjnë me dije emrat e tjerë të kandidatëve potencialë për bashkitë e këtij qarku, veç rikandidimit të Subashit që u bë nga vetë Rama.

Në Patos, pritet të kandidohet deputetja Antoneta Dhima. Ajo ka mbajtur disa funksione drejtuese në institucionet e Fierit dhe tani është në mesin e mandatit të saj të dytë në Kuvend, anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Sigurisë Kombëtare.

Në Roskovec pritet rikandidimi i Majlinda Bufit ndërsa në Divjakë ajo e Fredi Kokoneshit.

Në Lushnjë situata është më interesante, pasi veç një grupimi që dëshiron rikandidimin e Fatos Tushes, ka nga ata që kanë propozuar kandidimin e kryetares së partisë, Lindita Buxheli. Ndërsa burimet flasin edhe për një kandidim të mundshëm të gjyqtarit të shkallës së parë, Tiranë, Artan Gjermeni.

Ndërkohë në zonat e tjera të këtij qarku ka pasur disa emra të hedhura në propozim nga asambletë dhe PS po bën disa sondazhe për të matur kandidaturat më të fuqishme.

Ndërkohë Report TV ka zbardhur kandidaturat kryesore në të gjithë vendin disa javë më parë.

Qarku Fier

Fier: Armando Subashi

Patos: Antoneta Dhima

Roskovec: Majlinda Bufi

Divjakë Fredi Kokoneshi

Lushnje: Artan Gjermeni ose Lindita Buxheli

Qarku Vlorë

Vlorë: Dritan Leli

Selenicë: Vullnet Sinaj

Delvinë: Pandi Zhonga ose  Dritan Xhaferi

Sarande: Ardian Kola, Ardian Gurma, Alket Qendro ose Sheme Lulo

Konispol: Shuaip Beqiri

Finiq (Në diskutim për t’jua lënë aleatëve të minoritetit grek)