BallinaKronikeBojatisi Veliajn, rrefehet studenti: Na rrahën brutalisht ne bodrumin e bashkisë duke...

Bojatisi Veliajn, rrefehet studenti: Na rrahën brutalisht ne bodrumin e bashkisë duke…

Një nga dy studentët që tentuan të hedhin bojë në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka denoncuar në komisariatin numër 1 në Tiranë, dhunën e ushtruar ndaj tij dhe bashkëmoshatarit të tij në ambientet e bashkisë së kryeqytetit. Studenti, Gëzim Almeta, në një lidhje telefonikepër ‘News24’ thotë se pasi tentuan të njollosin me bojë Veliajn ai dhe shoku i tij, Nikolin Cali u shoqëruan me dhunë në bodrumin e bashkisë dhe aty për një kohë të gjatë u bënë viktimë e dhunës fizike dhe verbale, të ushtruar njëkohësisht nga disa persona.

Jam sulmuar dhe më kanë rrahur brutalisht. Kanë qenë efektivë të RENA, FNSH dhe Shqiponjave. Pasi më kanë rrahur më kanë tërhequr zvarrë në bodrumin e bashkisë Tiranë. Më kanë dhunuar bashkë me një shok timin për 20 minuta.

Pastaj më shoqëruan në komisariat forcat “Shqiponja”, më goditën pas shpine me grushte. Në komisariat e konstatuan dhunën dhe nuk bënë asnjë reagim. Nuk pranuan denoncimin tim. E drejta për të protestuar është në çdo vend demokratik. Protesta jonë vazhdon. Ky është një person që ka abuzuar prej vitesh me kartat e studentit”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular