Kryeministri Rama ka shkarkuar nga detyra Ylli Dylgjerin, Drejtor në Agjencinë e Trajtimit të Konceisioneve dhe PPP-ve, pasi ky i fundit i ka bërë vjershë benjaminimit të kryeministrit, ministrit të deleguar të Jashtëm, Gent Caka. Lajmi konfirmohet nga vetë Dylgjeri, i cili shkruan me qësendi se kur vjen puna për “fëmiun” e tij ministër, “Rama nuk mban te Caka as për humor”. “Do vijoj të bëj humor me miqtë e mi. Kakën bëra dhe më pushuan. Kush e di çdo të ndodhte po të kisha dhjerë. Kakën e bëjnë të gjithë krahët politikë. Nuk e kuptoj pse unë jam i njëanshëm”. Kjo nuk është hera e parë që Rama e përdor Gent Cakajn si lodrën e tij të preferuar. Kështu bëri edhe në përplasjen me Presidentin Meta, ku ngulte këmbë si ato baballarët tutorë në dëshirën e tij për ta bërë Ministër të Jashtëm, edhe pse Caka nuk i përmbushte kriteret e Sigurisë për Ministër të Jashtëm.
I bëri vjershë Gent Cakës, Rama e shkarkon nga puna
RELATED ARTICLES