BallinaAktualitetNdikimi Rus në Shqipëri? Presidenti Meta: Të mos e teprojmë si dikur...

Ndikimi Rus në Shqipëri? Presidenti Meta: Të mos e teprojmë si dikur me rrezikun anglo-amerikan

spot_img
spot_img

Në një deklaratë për mediat, presidenti Ilir Meta është shprehur se Rusia nuk është përgjegjëse për situatën e krijuar në vend.

Meta tha se nuk duhet përdorur ‘ndikimi rus’ për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës politike e kushtetuese.

Pyetje: Zoti President, a ju ka mbërritur raporti i SHISH, që flet për një rrezik të influencës ruse të Shqipëri?

Presidenti Meta: Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike për fat të keq të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë. Ne do të donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e të gjithë popujve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO, por është e drejta e saj të reagojë ndryshe.

Gjithsesi, nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale përfaqësimi, të cilat janë të krijuara nga ne dhe kërkojnë reflektim nga të gjithë. Faleminderit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular