Banorë e Brezhdanit në Dibër, rreth 800 familje përballen çdo ditë me mungesën e ujit të pijshëm. Këto familje marrin maksimumi 10-15 minuta ujë në 24 ore. Janë bërë disa investime në rrjetin e ujit të pijshëm për këtë fshat, por situata mbetet e njëjtë. Në të shumtën e rasteve uji mbushet me depozita nëpër kamionçina në Peshkopi apo në burime natyrore ku të mundin.
Në ato pak minuta që vjen ujë në të shumtën e rasteve krijohen debate ne çezmat publike kush e kush të mbushe ujë më shpejt. Tuba plastike kudo dhe vetëm një pikë ujë që rrjedhe në çezma.
Më shqetësuese është depozita kryesore e ujit të pijshëm e cila është jashtë çdo standardi higjenik që ai uji të konsumohet.
Një tjetër shqetësim i këtyre banoreve janë edhe ujërat e zeza. Është i vetmi fshat që ujërat e zeza nuk kanë kanale, por derdhen vend e pa vend. E ndërsa shqetësimi më i madhe është një kanal vaditës që gjatë rrugës për në fshat mbledh mbetjet organike dhe të ujërave të zeza dhe shkarkohen në Brezhdan. Shqetësimi më i madh është pasi në këtë kanal derdhen edhe mbetje spitalore (kanali kalon pranë qendër grumbullimit të mbetjeve të spitalit rajonal Peshkopi), nga ku kanë pasur raste të shumta me sëmundje infektive të fëmijëve.
Sot banorët u mblodhën në shenjë proteste para bashkise Peshkopi dhe një përfaqësi e tyre biseduan me kryetarin Muharrem Rama. Nëse nuk plotësohen kushte tona banoret kërcënuan me bojkot total të zgjedhjeve dhe bllokim të rrugës nacionale. Nga ana e tij kryetari Bashkise mësohet se ka pohuar se nesër do ndjekë nga afër situatën bashkë me një grup inxhinieresh. Mbetet për tu parë reagimi i bashkisë.