BallinaKryesore(Video)Helmohen 11 nxënës ne Bulqize

(Video)Helmohen 11 nxënës ne Bulqize

Njëmbëdhjetë nxënës të klasës së gjashtë të shkollës ‘Shefqet Tançi’ në Bulqizë kanë përfunduar në spital. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se nxënësit në orën mësimore të vizatimit kanë përdorur një lëndë të llojit sapun dhe kjo ka krijuar shqetësime duke bërë që ata të dërgohen me shpejtësi në spital.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e nxënësve të klasës së gjashtë, ndërsa vijojnë të trajtohen me serum nga bluzat e bardha në Bulqizë.

Pas mësimit nxënësit e shkollës ‘Shefqet Tançi’ kanë patur marrje mendsh dhe të vjella, situatë kjo, që ka detyruar transportin e tyre me urgjencë në spitalin rajonal të Bulqizës.

Pjesë nga deklarata e nxënësve:
Nxënësi: Shqetesimet nga era e keqe e sapunit.
Çfarë orë mësimi po bënit?
-Vizatim. Ishim në klasë.
Për sa kohë po e përdornit sapunit?
-Gjysmë orë.
Nxënësi 2: Ishim në orë të mësimit në vizatim. Kjo ndodhi kur ishte duke mbaruar ora e mësimit. Nga era e keqe pësuam edhe shqetësimet.
Nxënësi 3: Kur mbaroj ora filloj dhe po na dhimbte barku dhe filluam të dalim nëpër dritare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular