BallinaAktualitetArrestimet/Protestuesit dhe drejtuesit e opozitës tek Policia e Tiranës

Arrestimet/Protestuesit dhe drejtuesit e opozitës tek Policia e Tiranës

Me nisjen e seancës së Kuvendit ka nisur edhe protesta e gjashtë opozitës. Protesta u zhvillua jashtë godinës së Parlamentit për tre orë e 30 minuta, ndërsa më pas protestuesit u zhvendsën drejt ambienteve të Policisë së Tiranës. Gjatë protestës tek Parlamenti u dëgjuan thirrje kundër qeverisë. Protestuesit tentuan të çajnë tre herë kordonin e policisë dhe ia dolën në tentativën e katërt. Megjithatë policia arriti ta neutralizonte shpejt situatën. Mesohet e janë protestuesit e Unazës së Re ata që u konfrontuan fillimisht me policinë.  Që në nisje u hodhën shashka, tymuese dhe bidona uji në drejtim të policisë. Përplasje raportohet të ketë pasur edhe në afërsi të Ministrisë së Brendshme, aty ku banorët e Unazës së Re u përplasën me policinë që kishte vendosur kordon, e nuk lejonte kalimin drejt Parlamentit.

Protestuesit mbërrijnë te Policia e Tiranës, FNSH në gatishmëri
ORA 13:49- Protestuesit e nisur nga Parlamenti kanë mbërritur tek godina e Policisë së Tiranës. Ndërkohë në gatishmëri para godinës shohim të vendosur edhe FNSH-të. Brenda godinës raportohet se janë shoqëruar disa protestues, prandaj edhe protestuesit u zhvendosën këtu.

Zhvendoset protesta e opozitës
ORA 13:30- Për 3 orë e 30 minuta opozita ka protestuar para Parlamentit, ndërsa më pas turma u zhvendos drejt godinës së Policisë së Tiranës. Nuk dihet pse kjo lëvizje, ndërkohë që zyrtarisht nuk është njoftuar mbyllja e protestës.

Protestuesit ulen para Parlamentit, çfarë do të thotë ky gjest?
ORA 12:24- Në këto momente, kur ka kaluar më shumë se 2 orë e gjysmë nga protesta, disa prej protestuesve janë parë të ulen para Parlamentit. Ky veprim i tyre është lexuar si një mesazh qëndrese, se ata do të ulen e do të rrinë gjatë aty. Mes tyre është kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe disa deputetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular