BallinaAktualitetProtesta/SHBA veshët nga Shqipëria: Çfarë raportuan “New York Times” dhe “Zëri i...

Protesta/SHBA veshët nga Shqipëria: Çfarë raportuan “New York Times” dhe “Zëri i Amerikës” direkt nga Tirana

Protesta e sotme në Tiranë ka gjetur edhe sot hapësirë të madhe në mediat ndërkombëtare.
Jo vetëm mediave të vendeve fqinje, por edhe atyre amerikane.
Neë York Times shkruan sot se protestuesit në Shqipëri kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës dhe zgjedhje të reja, të lira.
Shkrimi i plotë i New York Times
Opozita shqiptare në protestën e radhës, kërkon zgjedhje të parakohshme.
Disa mijëra protestues opozitarë janë mbledhur para parlamentit shqiptar duke bërë thirrje për dorëheqje të qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.
Manifestimi i së enjtes bëhet në kuadrin e protestave të muajit të fundit nga opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, e cila akuzon qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Qeveria i hedh poshtë akuzat si të pabaza.
Në demonstratat e mëparshme, përkrahësit e opozitës janë përpjekur të hyjnë në parlament apo kryeministri duke përdorur tymuese e shashka. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.
Socialistët thonë se opozita nuk po e ndihmon progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zëri i Amerikës: Sërish tension para parlamentit shqiptar
Në Shqipëri rikthehen situatat e tensionit para parlamentit ku opozita është mbledhur sërish në protestë kundër qeverisë, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa në sallë vijon seanca e radhës, qindra forca policie kanë rrethuar zonën përreth duke bllokuar dhe hyrjet në rrugët që lidhen me parlamentin. Përqendrimi më i madh i forcave të Rendit është në hyrjen kryesore, ku ka patur disa herë përpjekje të një grupi protestuesish për të çarë kordonin e sigurisë, ndërsa tymuese dhe shashka hidhen herë pas herë në drejtim të oborrit të parlamentit. Përpjekjet janë sprapsur vetëm me qëndresën e policisë e cila, në protestat e mëparshme ka përdorur dhe gazin lotsjellës dhe pompat e ujit.
Që prej muajit shkurt, opozita është larguar nga parlamenti duke hequr dorë në grup nga mandatet e deputetëve të saj. Tre prej tyre megjithatë nuk i janë bindur këtij vendimi, sikundër dhe 14 përfaqësuese të saj, emrat e të cilëve ishin në listat e kandidatëve në zgjedhjet e viti 2017. Sot 3 deputetë të rinj bënë betimin. Mes tyre dhe zoti Ralf Gjoni, i Lëvizjes socialist për Integrim (LSI), ish Sekretari për Marrëdhëniet ndërkombëtare të kësaj Partia dhe ish këshilltar i zotit Ilir Meta, kur ky i fundit ishte Kryetar i Parlamentit. Ndërsa po dilte nga banesa e tij, zoti Gjoni, u sulmua sot nga një person, i cili i hodhi bojë në fytyrë. Duke folur për ngjarjen, në hyrje të parlamentit, zoti Gjoni deklaroi se “ai apo ajo që kanë urdhëruar këto sjellje rrugaçësh nuk mund të më frikësojnë”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular