Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu kujton 22 marsin, ditën kur demokratët erdhën për herë të parë në pushtet duke marrë një fitore masive në mbarë vendit, gjë që përmbysi një herë e mirë regjimin diktatorial.
Në një status në rrjetet sociale, Shehu publikon fotot e asaj kohe dhe tregon pse sot ndihet optimist.
Reagimi:
Une jam optimist, vecanerrisht sot!
Asnjehere nuk duhet te harrojme se si sot me 22 Mars 1992 per Shqiperine historia per here te pare hyri ne nje “rruge” te re, ne ate te aspiruar ne shekuj, ne ate qe eshte “rruga” e jone.
Hyri ne “rrugen” e demokracise, pluralizmit, udhetimit tone perfundimtar drejt Europes e Perendimit.
Pavaresisht nga veshtiresite, oshilacionet, pengesat une gjykoj se kjo eshte tashme nje “rruge” me nje drejtim per ne.
Sidoqofte rreziqet e zgjatjes se saj neper “shtigje” te ngaterruara, te errta e me plot pengesa ekzistojne akoma.
Vuajtjet, tragjedite dhe sorrollatjet per ne shqiptaret neper historine e shume shekujve, duhet te na bejne te pergjegjshem e te vendosur per te reaguar sot me force e qartesi qe kjo te mos perseritet rishtazi.
Une jam i bindur se nuk do ta lejojme te perseritet!