BallinaAktualitet(Video)-Denoncimi/Nisën shkeljet e ligjit elektoral në Tiranë! Ja çfarë thotë këshilltari bashkiak...

(Video)-Denoncimi/Nisën shkeljet e ligjit elektoral në Tiranë! Ja çfarë thotë këshilltari bashkiak Akil Kraja…

spot_img
spot_img

Nga Akil Kraja

Ende pa u hapur zyrtarisht fushata elektorale, Bashkia Tiranë dhe stafi i turbulluar i LaliErit shkelin me dy këmbë ligjin elektoral.
Posterat në video janë thirrje për të marrë pjesë në takimin e Partisë Socialiste të dt. 23 mars, ku do të prezantohet lista e Këshilltarëve Bashkiak Tiranë.
Këto postera shkelin Kodin elektoral në dy aspekte:
Neni 77
“Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe
përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.”
Neni 79
“1. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore cakton, në mënyrë
të drejtë dhe të paanshme, vendet publike për afishimin e
materialeve propagandistike.
2. KQZ-ja miraton, me udhëzim të veçantë, kriteret për
përzgjedhjen e këtyre vendeve.
3. Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve
publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të
ligjit, në varësi të njësisë qeverisjes vendore.”
Përderisa fushata nuk është hapur zyrtarisht, kjo është një shkelje e hapur e ligjit ndërkohë që vendosja e tyre vend e pa vend, jo vëtëm dëmton hapësirën publike duke shëmtuar e dëmtuar fasadat e pallateve të kryeqytetit, por dhe dëshmon sesi Bashkia shkel ligjin që supozohet të zbatojë vetë…
Pa filluar zgjedhjet, dhe ja sesi pushteti ju rikthye zakonit të vjetër : atë të shkeljes së ligjit elektoral, atë të manipulimit të elektoratit…
Ndërkohë që përgëzoj qytetarin që ka zbatuar ligjin duke i hequr posterat ilegale të Bashkisë Tiranë, i bëj thirrje KQZ-së të shprehet mbi këtë rast i cili konfirmon cdo qëndrim të opozitë se në situatën aktuale nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular