BallinaKryesorePësoi parainfarkt? Rama tregon të vërtetën e vizitës në Berlin

Pësoi parainfarkt? Rama tregon të vërtetën e vizitës në Berlin

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama duke uruar festën e ‘Sulltan Novruzit’ ftoi qytetarët nesër në Tiranë, mbledhje kjo që sipas tij do të shërbejë si ndezje për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Shefi i ekzekutivit përmes rubrikës “Përgjigja ime” komentoi edhe lajmin e publikuar për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa tha se vizita e tij në Francë dhe Berlin ka qenë për hallin e Shqipërisë dhe jo për shëndetin e tij.

“Mirëdita dhe gëzuar Sulltan Novruzin. Në fund të ditës idetë për politikë mund të na ndajnë, por gjaku na bashkon si shqiptarë. Sikur e shihni jam mirë, nuk jam në spital në Berlin, por zyrë në Tiranë. Njerëz jemi edhe mund të sëmuremi, por ky nuk ishte rasti im këto ditë.

Në Berlin isha për hall, por jo për shëndetin tim, por për t’u shpjeguar partnerëve dhe miqve arsyet e pamjeve të shëmtuara të kundërshtarëve që eksportojnë nëpër botë nga protestat e tyre dhe për t’u kërkuar mbështetje për çeljen e negociatave dhe për të kuptuar më shumë për situatën politike të brendshme në vendet kyçe për negociatat mbi vendimmarrjen. Ishte vizitë jo zyrtare, me ish-presidentë, ish-kryeministra dhe bisedat në Bundestag me përfaqësues të nderuar të partisë kryesore të koalicionit qeverisës.

Mos bërja e emrave të tyre është pjesë e etikës së një vizite joformale, që i kam kërkuar vetë pa media në kushte konfidencialiteti për të pasur maksimumin e lirisë së pikëpamjeve të informacionit”- tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se do padisë në gjykatë ata që sajuan për sëmundjen e tij.

“Fatkeqësisht shumë miq këtu në Shqipëri dhe jashtë, që qeshën me këtë historinë e sëmundjes. Ataku në zemër sajesë e kazanit të opozitës tonë rrugë humbur, kjo do të thotë të prekësh fundin. Me keqardhjen për shqetësimin që është krijuar, nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i mëshiroj. Do u kërkoj që të përgjigjen në gjyq dhe të paguajnë për sajesën. Se unë qenkam shtruar në Gjermani në spitalin me emrin Mustafa Rama, me një emër fals dhe me mbiemrin tim, për të qeshur për mua dhe për të qarë për ju. Udhëheqësit tuaj dritëshkurtër dhe pa të ardhme. Sot po përgatitem për Kongresin nesër, iu ftoj të vini në orën 12:00 në sheshin Nënë Tereza, për ciklin bashkia që duam për Tiranën. Nesër është dita e ndezjes së motorëve elektoralë për të gjitha bashkitë.”- tha Rama ndër të tjera.

(n.m/BalkanWeb)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular