BallinaSportZhgënjen Shqipëria, pëson 2 gola në përballjen me Turqinë

Zhgënjen Shqipëria, pëson 2 gola në përballjen me Turqinë

Ka nis me humbje aventura e Kombëtares për kualifikueset e ‘Euro 2020’. Ekipi i drejtuar nga Panuçi shfaqi paqartësi dhe mungesë dëshire duke rikthyer keshtu makthet e ndeshjeve dobëta te Liges se Kombeve. Ndeshja perfundoi 2:0 per Turqinë. Minutat e para u dominuan nga kuqezinjtë, megjithatë një gabim i Gjimshitit në te 21-ën, bëri që ekipi turk të kalojë në avantazh me sulmuesin e Beshiktashit, Burak Jilmaz. Me rezultatin 0:1 u mbyll pjesa e parë, që ishte larg pritshmërive të tifozëve. U mendua se fraksioni i dytë i lojës do të fliste për Shqipërinë, por ndodhi e kundërta. Edhe pse u hodh në fushë Sadiku në vend të Balliut dhe Grezda, pas zëvendësimit të Balajt, turqit shënuan golin e dytë në të 55-ën me mesfushorin e Milanit, Celhanoglu. Ne stadium nuk munguan as thirrjet kunder trajnerit Panuçi nga tifozat, te cilit i kerkuan te jape doreheqjen si trajner i perfaqueses.

Të hënën, skuadra do të zhvillojë ndeshjen e dytë përballë Andorës në transfertë, e vlerfshme për Grupin H.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular