BallinaBotaPresidenti grek serish kunder Shqiperise : Sjellje te tilla nuk iu cojne...

Presidenti grek serish kunder Shqiperise : Sjellje te tilla nuk iu cojne ne BE

Gjatë një fjalimi me rastin e 25 marsit, Ditës së Pavarësisë së Greqisë, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulosi ka kujtuar edhe një herë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria në perspektivën e saj të integrimit evropian.

“Sa për fqinjin Shqipërinë, ne nuk jemi kundër perspektivës së saj evropiane. Por, është e qartë kërkesa; respekt të plotë dhe të sinqertë për të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane, duke respektuar sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut.

Kështu, sjellje të tilla si ato kundër pakicës kombëtare greke, të cilat brutalisht nënvlerësojnë vlerën e jetës apo haptazi fyejnë të drejtat themelore, për shembull, të drejtën e pronës, përbën një pengesë të pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë”, tha midis të tjerash ai, cituar gjerësisht nga mediat greke.

Ai tha se Shqipëria ka kërkesa të pabazuara për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, duke i konsideruar edhe një herë si “bashkëpunëtorë të nazistëve të demonstruar historikisht”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular