Në fundjavë natën mes të shtunës datë 30 dhe të dielës 31 mars ora do të ndryshojë.
Akrepat do të kalojnë 60 minuta para dhe ora 2:00 do të shkojë 3:00 në datën 31 mars.
Ndryshimi i orës është bërë për herë të parë gjatë luftës së parë botërore, në 1916, duke i dhënë mundësi energjisë në këtë mënyrë të kursejë çdo vit miliona euro.
Por jo të gjithë vendet sot janë dakord për ta mbajtur. Rusia e ka braktisur ndryshimin e orës që në 2014.
Vendet e veriut të Europës, në muajt e verës të mbushura me diell deri në orët e vona, kanë kërkuar heqjen nëpërmjet sondazheve publike, duke e çuar vitin e kaluar këtë temë në dyert e Parlamentit Europian.
Mocioni nuk kaloi në Strasburg dhe u vendos që kjo cështje të shtyhet për diskutim në vitin 2021.
Për shumë studiues amerikan dhe europian, ndryshimi i orës konsiderohet i dëmshëm për shëndetin dhe ritmin e gjumit, në mënyrë të veçantë për njerëzit më të brishtë, fëmijët dhe të moshuarit.