BallinaAktualitetErvin Salianji: Politikanë të lartë janë kapur në përgjimet e "Babales"

Ervin Salianji: Politikanë të lartë janë kapur në përgjimet e “Babales”

Ervin Salianji i ftuar në emisionin opinion ka bërë një  deklaratë të fortë në lidhje me dosjen ‘Babale” Ai tha se në përgjimet e Prokurorisë kanë rënë politikanë të nivelit të lartë,

Ai ngriti akuza të forta edhe ndaj drejtorit të Policisë së Fierit që u kap në përgjim duke folur me Fredi Alizotin, i demaskuar tashmë si dëshmitari i rremë në çështjen ‘Babale’

‘Përgjimet janë zyrtare, janë të prokurorisë me vendim gjykate. Të bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në momentin kur unë jam person nën hetim, e kam detyrim ligjor por dhe brenda prokurorisë ka prokurorë të ndershëm. Ka të përfshirë prokurorë dhe politikanë të nivelit të lartë. Direkt me Fredi Alizotin. Ai ka marrë para dhe drejtori i policisë… Aty ka dhe luftë mes klaneve të Partisë Socialiste. Ka drejtorë policie që degjenerohen nga njerëz siç është ky zotëria i dënuar. Ky vendos gjoba nëpër biznese. Vendos gjoba për një llogari të një bande të famshme.”, tha Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular