Tregjet mbushen me mjaltë sintetik kinez – BE merr masa të rrepta, po Shqipëria ?

3
396

Vendet e BE kanë testuar mjaltin e importuar, ku në shumë raste ai ka qenë tërësisht sintetik pra asnjë përmbajtje të vërtetë mjalti.

Vendi i origjinës pavarësisht vendit nga ku është importuar është Kina.

Paniku nga mjalti sintetik kinez nuk ka kapur vetëm vendet e BE, masa të rrepta po ndërmerren edhe në Australi dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, vetëm një muaj më parë një nga kompanitë më të mëdha kineze të prodhimit të mjaltit u gjobit me 2.9 milionë dollar pas skandalit në prodhimit të mjaltit të falsifikuar pas testeve të zhvilluara në Australi.

Vendet e Bashkimit Europian po ndërmarrin masa të rrepta të sanksionuara me ligj lidhje me importin e mjaltit.

“Një studim i Komisionit Evropian të vitit 2015 zbuloi se një në tre (32%) enë me mjaltë kishin sheqer të shtuar. 6% e 2,000 mostrave të testuara treguan gjurmë të sheqerit të shtuar. Mashtrimi rezultojë në mjaltin nga jashtë dhe posaçërisht atë nga Kina.

Sipas autoriteteve franceze arit të lëngët, veç shtimit të sheqerit, etiketimit të rremë të vendit të origjinës, tashmë mashtruesit industrial kanë arritur të krijojnë edhe mjaltin sintetik, i cili është shumë i ngjashëm me atë natyral.

Po ashtu, testet kanë treguar se disa enë mjalti të etiketuar si spanjollë përmbanin polene të cilat gjenden vetëm në Kinë. Prodhuesit kinezë për t’u shpëtuar këtyre kontrolleve shtojnë copa mikroskopike të algave të detit, të cilat mund të fshijnë të gjitha gjurmët e origjinës.

Këto teknika gjithnjë e më komplekse po e bëjnë gati të pamundur zbulimin e mashtrimit. Për të gjitha llojet e mashtrimeve, viktima mbetet konsumatori.

Mjalti nga Kina, veç faktiti se nuk ka asnjë përfitim shëndetësore, dyshohet se përmban metale të rënda dhe toksike, si dhe antibiotikë të ndryshëm. Ndërkohë, Europa po shqyrton se si të mbrojë industrinë e saj prej 14.2 miliardë euro” transmetohet në një kronikë lajmi në televizionin Klan Plus.

Tashmë Franca ka votuar për etiketimin e detyrueshëm për vendin e origjinës të enëve të mjaltit, dhe nis zbatimi në shtator 2019.

Franca konsumon 40,000 ton në vit, por vetëm 10,000 ton prodhohet në këtë vend. Ndaj jo vetëm Franca por të gjitha shtetet e Bashkimin Europian importojnë mjaltë nga jashtë, rreth 60% të sasisë që konsumohet.

Po Shqipëria?

Aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë të dhënë për mjaltin e importuar nga jashtë, në lidhje me vendin e origjinës nga importohet apo përbërësit e tij, çka nuk e përjashton mundësinë e futjes së mjaltit të sintetik kinez edhe në tregun këtu.

Megjithatë, sipas të dhënave të INSTAT, të cilave i referohet AgroWeb.org  flitet  për një rritje progresive të importeve kineze në vendin tonë, çka reflekton një interes në shtuar të kompanive dhe sipërmarrjes kineze për tregun shqiptar.

Vlera e importuar për dymujorin e parë të këtij viti është 8 miliard e 418 milionë lekë, ndërsa në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shënonte vlerën e 7 miliard e 244 milionë lekëve.

Këshillat  për ta bërë më të lehtë dallimin e mjaltit cilësor nga ai falso.

  • Mjalti i vërtetë ka grimëza të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme.
  • Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë.
  • Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë.
  • Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe unike, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.
  • Mjalti i vërtetë nuk ngjit si zamkë kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëlsues të rremë që e bëjnë të ngjitshëm.
  • Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë.
  • Mjalti i vërtetë nuk formon bulëza kur ngrohet, por karamelizohet. Mjalti i rremë formon bulëza dhe nuk karamelizohet kurrë.
  • Mundohuni të blini mjaltë direkt nga një bletërritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.

Kujdes me etiketën

Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë!

Disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë. Ai nuk është mjaltë i vërtetë.

Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozë ose shurup sheqeri. Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit të vërtetë.

Mjalti është produkti i tretë më i falsifikuar në botë./AgroWeb

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: startnews.news/2019/03/26/tregjet-mbushen-me-mjalte-sintetik-kinez-be-merr-masa-te-rrepta-po-shqiperia/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: startnews.news/2019/03/26/tregjet-mbushen-me-mjalte-sintetik-kinez-be-merr-masa-te-rrepta-po-shqiperia/ […]

Comments are closed.