Pas lajmit të dhënë dje nga minstri në detryrë i për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, për shkarkimin dhe transferimin në detyrë për 20 diplomatë shqiptarë, mësohet se edhe 2 zyrtarë në Ambasadën Shqiptare në Athinë janë shkakruar nga detyra.
Mësohet se dy diplomatët e karrierës janë Florian Nova dhe Enkelejda Riza. Në selinë e Ambasadës Shqiptare në Greqi ka mbetur vetëm ambasadorja e cila ka marrë masë disiplinore pas humbjes së pasaportave. Diplomatët e shkarkuar janë thirrur për të shërbyer sipas nevojave në MEPJ.