BallinaAktualitetPolicia nuk kursen as gazetarët dhe operatorët, situatë e ‘nxehtë’ te Ministria...

Policia nuk kursen as gazetarët dhe operatorët, situatë e ‘nxehtë’ te Ministria e Brendshme dhe Parlamenti

Duket se situata më e tensionuar në nisje të protestës së opozitës është përpara Ministrisë së brendshme, ku janë të vendosur banorët e Astirit.

Në mbrojtje të tyre janë dhe ish-deputetët e opozitës Albana Vokshi dhe Klevis Balliu. Punonjësit e policisë nuk kanë kursyer me shtyrje dhe gazetarin Erjon Skëndo dhe operatorin e Fax News, të cilët po raportonin live atë që po ndodhte te protesta.

Ndërkohë që policia ka ndërhyrë me forcë dhe ndaj disa zonjave që ishin pjesë e protestës.

“A mund të vihet dorë mbi vajzat dhe gratë, sot policia ka marrë urdhër që ti dhunojë ato. Në do të protestojmë rreth e rrotull Kuvendit,”, u shpreh Vokshi.

Ndërkohë në Ministrinë e Brendshme ka mbërritur sot një delegacion nga Holanda, dhe për këtë policia ka insistuar që të mbajë larg qytetarët. Sandër Lleshaj është pritur me brimta nga ana e qytetarëve dhe ovacione.

Protestës së qytetarëve që janë grumbulluar përpara Kuvendit, në këto momente i është bashkuar dhe kryedemokrati Basha, i cili ka nisur marshimin nga selia e PD-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular