BallinaAktualitetLive/Protesta e opozitës, banorët e “Astirit” përplasen me policinë (Video)

Live/Protesta e opozitës, banorët e “Astirit” përplasen me policinë (Video)

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve të cilët do të marrin pjesë në protestën e opozitës para parlamentit ditën e sotme.

Nga raportimet në terren të gazetarëve të Fax News duket se pjesmarrja në protestë është masive.

Pjesë e protestës së opozitës, ashtu sikurse kanë bërë me dije më herët, ditën e sotme do të jenë edhe banorët e Astirit të cilët janë pozicionuar pranë Ministrisë së Brendshme.

Pak minuta më parë ka ndodhur një përplasje midis banorëve dhe policisë, pasi që policia iu ka kërkuar të lëviznin nga hyrja e Ministrisë sepse ishin në pritje të një delegacioni të huaj, ku sipas burimeve bëhet me dije se do të jetë një delegacion holandez.

Pjesë e protestës së sotme në krahë të banorve të Astirit është ish deputeti i PD-së Klevis Balliu. Gjendja është tensionuar, pasi banorët e rrevoltuar i janë afruar perimetrit të rrethuar nga uniformat blu, duke tentuar të kalojnë rrethin e formuar nga efektivët e policisë.

Në një intervistë për Fax News,  Balliu është shprehur se: “Kjo është skema e rradhës e Ramës për të justifikuar vijimsine e shoqërimeve të banorëve. Këta banore janë të identifikuar, dhe mjafton edhe një fërkim I vogël I tyre që të fillojnë shoqërimet.

Ardhja e delegacionit është justifikim, le të vijë delegacioni ne nuk e kemi bllokuar kalimin. Kjo është një pikë grumbullimi, nëse kalojnë këtej është kundravajtje.

Protestat tona do të vijojnë, ne nuk na tremb as gazi as dhuna e Ministrit të Brendshëm.”

LIVE

LIVE – Beteja jonë është për një Shqipëri si gjithë Europa.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 28. März 2019

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular