Një pikë Western Union është grabitur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Sipas të dhënave të para, një person i maskuar dhe me thikë në dorë ka hyrë në pikën e këmbimit valutor dhe të transfertave të parave në orën 9:00 dhe ka kërcënuar punonjësen.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit të Korçës. Mesohet se autori kërcënimin e thikës, dyshohet se ka marrë një shumë parash, rreth 2500 euro dhe 1 mln lekë të vjetra.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes por pa mundur të kapë autorin. Pas dëshmisë së punonjëses policia është vënë në ndjekje të grabitësit.