Kallot janë një problem shqetësues për shumë njerëz në Shqipëri.
Këto shtresa të trasha e të forta të lëkurës së vdekur formohen kryesisht në duar dhe këmbë.
Kallot në shputën e këmbës janë më të mëdha dhe më të vështirë, ndërsa ato ndërmjet gishtave janë më të vogla dhe më të thjeshta për tu menaxhuar.
Këto shtresa marrin ngjyra gri ose të verdhë dhe ngjajnë shumë me një xhungë.
Në përgjithësi ato nuk janë të dëmshme por ndonjëherë mund të shkaktojnë infeksione.
Kallot në këmbë mund të shkaktojnë shumë vështirësi dhe dhimbje gjatë ecjes.
Kallot mund të zhduken lehtë me kurën e duhur, e cila sipas ekspertëve të AgroWeb.org mund të përgatitet me dy produkte që gjenden lehtë në kuzhinën tuaj.
Bëhet fjalë për qepën dhe uthullën e bardhë.
Kura me qepë dhe uthull të bardhë, më e mira kundër kallove
Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojitet një qepë e thatë dhe 100 ml uthull të bardhë.
Prisni tre feta rrumbullake të qepës nga një cm dhe vendosini në një enë qelqi të mbushur me uthull të bardhë.
Nëse e bëni këtë në mëngjes, kura është gati pasdite.
Përdorni pambuk për lyerjen e kallove me lëngun e uthullës dhe qepës.
Mbulojini kallot me pambuk të lagur dhe më pas mbështillini këmbët me qese plastike.
Vishni çorape sipër dhe flini me to gjatë natës.
Sa më gjatë të mbani kallot të mbështjella me pambukun e lyer në lëngun e uthullës dhe qepës, aq më të mira do të jenë rezultatet.
Të nesërmen në mëngjes, lajini këmbët me ujë dhe sapun.
Më pas përdorni gurin për heqjen e kallove dhe fërkojini ato lehtë.
Do të vëreni së shputat e këmbëve janë ndjeshëm më të buta.
Nëse kallot tuaja janë kokëforta ose shumë të ashpra, duhet ta përsërisni këtë kurë disa herë deri sa të merrni rezultatet e dëshiruara./AgroWeb
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: startnews.news/2019/03/29/kura-efikase-me-qepe-dhe-uthull-si-ta-perdorni-kunder-kallove/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here to that Topic: startnews.news/2019/03/29/kura-efikase-me-qepe-dhe-uthull-si-ta-perdorni-kunder-kallove/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here on that Topic: startnews.news/2019/03/29/kura-efikase-me-qepe-dhe-uthull-si-ta-perdorni-kunder-kallove/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: startnews.news/2019/03/29/kura-efikase-me-qepe-dhe-uthull-si-ta-perdorni-kunder-kallove/ […]
… [Trackback]
[…] Find More here on that Topic: startnews.news/2019/03/29/kura-efikase-me-qepe-dhe-uthull-si-ta-perdorni-kunder-kallove/ […]
Comments are closed.