BallinaAktualitetRama se pranon raportin e DASH dhe sulmon opoziten: Rrugëhumburit e tërhoqën...

Rama se pranon raportin e DASH dhe sulmon opoziten: Rrugëhumburit e tërhoqën në llumin e fjalëve

Edi Rama nuk e pranon raportin e DASH. Edhe pse nuk është shprehur me zë e figurë lidhur me raportin e DASH për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve, kryeministri Edi Rama e ka bërë atë përmes një postimi, ndërsa transmentonte LIVE, konferencën e të deleguarit të tij në Ministrinë e Jashtme.

Ashtu si në cdo raport të publikuar për Shqipërinë, edhe raporti i fundit i DASH, u lexua në mënyra të ndryshme nga forcat politike.

Për kryeministrin ‘rrugëhumburit e politikës’ e përdorën edhe këtë raport për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre.

“Të pamësuar të lexojnë, të paaftë të kuptojnë dhe të padëshiruar të shohin e të flasin tjetër gjë, përveç të keqes që u dëshiron syri e u nxjerr goja, rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën edhe këtë raport si gjithçka tjetër, për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre” – shkruan Rama, bashkëngjitur videos ku ministri në detyrë Cakaj zbërtheu edhe ai sipas mënyrës së tij, raportin e DASH.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular