BallinaKronikeJa çfarë poston nga burgu Asmer Bilali, ish-kampion boksi, pas vrasjes së...

Ja çfarë poston nga burgu Asmer Bilali, ish-kampion boksi, pas vrasjes së babait e xhaxhait

Vrasja e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali mëngjesin e djeshëm ka tronditur gjithë Shkodrën por jo vetëm. Reagime të shumta ka pasur pas ekzekutimit nga politika, ndërsa Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkarkuar drejtorin e policisë së qarkut Shkodër Vehbi Bushati dhe në vend të tij është vendosur Niko Brahimaj.

Ngjarja u cilësua nga Lleshaj si ‘larje hesapesh’ për shkak të disa ngjarjeve në të kaluarën duke kujtuar këtu edhe arrestimin e djalit të një prej viktimave Asmer Bilalin gjatë operacionit “Oaz” si pjesë e grupit Bajri.

Vetë 30-vjeçari Asmer Bilali, ish-kampion boksi ka i cili ndodhet në burg ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas vrasjes së babait Astritit dhe xhaxhait të tij Brahimit. Asmer Bilali ka postuar disa lajme të ndryshme te portaleve duke shkruar “lamtumirë kampionë” për babain dhe xhaxhain e tij të cilët kanë qenë sportistë në garat e hipizmit me kuaj.

Asmer Bilali ka postuar mbrëmë vonë në dy momente të ndryshme ndërsa disa komentuesve i ka kthyer përgjigje duke i falënderuar për ngushëllimet për humbjen e dy familjarëve të tij.

Sa i përket hetimeve për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e djeshëm, Policia vendore e Shkodrës ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në objektet afër vendit të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular