BallinaAktualitetRama bisedë telefonike me Tipras, ja për çfarë u diskutua

Rama bisedë telefonike me Tipras, ja për çfarë u diskutua

Kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun grek, Aleksis Tipras, thekson mbarë shtypi grek.

Sipas televizionit shtetor grek, Ert, dy kryeministrat kontaktuan për reformat e domosdoshme të Shqipërisë për integrimin në BE.

Biseda u përqendrua në ligjin mbi pronën në bregun e Jonit dhe në Aktin e Minoriteteve. Ata diskutuan gjithashtu zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet ekonomike dypalëshe.

Pak ditë më parë, kryeministri grek, e konsideroi zhvillim negativ atë që po ndodh sipas tij, në Himarë. Tsipras paralajmëroi Shqipërinë se do të kushtëzonte hapjen e negociatave.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular