BallinaKryesore(Video)/Basha flet nga Berlini per Deutsche Welle : Në BE nuk shkohet...

(Video)/Basha flet nga Berlini per Deutsche Welle : Në BE nuk shkohet me gënjeshtra dhe shtetin e kapur nga krimi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për DW, u pyet nëse opozita do të rikthehet në Parlament.

Nga Berlini ku ndodhet për një vizitë, Basha tha se nuk do të ketë kthim, duke shtuar se synimi është vendosja e sistemi demokratik funksional në shërbim të qytetarëve dhe për këtë, u shpreh se ka mbështetjen e partnerëve gjermanë.

“Largimi nga parlamenti ndodhi pas çdo shterimi të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë legjitimiteti. Ju kujtoj se partnerët gjermanë në Bundestag, në qeverinë gjermane i njohin këto probleme, i kemi ngritur këto shqetësime prej kohësh, që para një viti. Për fat të keq gjërat këtë vit nuk janë përmirësuar por janë përkeqësuar. Jo vetëm kaq, por tani më kemi prova zyrtare të bashkëpunimit të qeverisë me krimin e organizuar. Dalja e opozitës është pa kthim, kriza politike është reale, por kështu është një oportunitet, një mundësi e madhe, jo thjeshtë për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin, por për ti dhënë shqiptarëve një sistem demokratik, funksional, që u shërben atyre dhe jo partive apo thjeshtë e vetëm klasës politike. Kam besim të madh se ky transformim, që tashmë ka nisur, me opozitën në krah të qytetarëve dhe jo në krah të kriminelëve apo personave të emëruar nga krimi në Parlament do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Dhe jam shumë I inkurajuar se edhe këtu në Bundestag dhe në institucionet gjermane, kemi gjetur mbështetje për këtë axhendë transformuese dhe që shkon përtej thjeshtë zëvendësimit të kësaj qeverie me një qeveri tjetër”, tha Basha midis të tjerash.

Kreu demokrat tha se në Evropë nuk shkohet me gënjeshtra dhe qeveri të kapur nga krimi.

Në Evropë nuk shkohet me hilera, nuk shkohet me gënjeshtra, nuk shkohet me një shtet të kapur nga krimi. Shkohet me vlera, me të vërteta, me një shtet të çliruar nga keqqeverisja dhe me një Parlament të zgjedhur nga populli shqiptar. Kur bie vota e lirë ka rënë demokracia”, shtoi ai.

I pyetur për zgjedhjet lokale, Basha u shpreh se ato zgjidhen vetëm pasi të jenë ndëshkuar ata që kanë vjedhur votat në zgjedhjet e shkuara.

“Çështja e zgjedhjeve lokale zgjidhet, vetëm pasi të ndëshkohen ata që janë kapur në vjedhje në zgjedhjet e kaluara.

Pa u kapur, ndëshkuar pa marrë fund ky model, i bashkëpunimit të hapur mes krimit dhe qeverisjes, as që nuk bëhet fjalë për normalitet apo zgjedhje të tjera.

Prioritet dhe emergjencë kombëtare është rikthimi i shqiptarëve tek besimi i zgjedhjeve. Largimi i qeverisë aktuale dhe ngritja e një qeverie transitore dhe çuarja para drejtësisë e dosjes 339 dhe të gjithë kokave që kanë vjedhur votat”, tha ai.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular