BallinaKryesoreDokumentet/‘Ballard Partners’, kompania që loboi për PS-në, e lidhur me rusët dhe...

Dokumentet/‘Ballard Partners’, kompania që loboi për PS-në, e lidhur me rusët dhe Al Assadin

Kompania “Ballard Partners” të cilën Partia Socialiste e kontraktoi për të lobuar në SHBA në 2018-ën, rezulton të ketë përfaqësuar klientë të fuqishëm rusë.

Mes klientëve të “Ballard Partners” ka jo vetëm oligarkë rusë, por edhe politikanë të huaj të hetuar nga FBI si dhe aleatin e presidentit sirian Bashar Al Assad. Një prej tyre është dhe David Yakobashvilli, një miliarder rus i njohur për lidhjet me presidentin Vladimir Putin.

Prej më shumë se një viti, në Shqipëri ka nisur “një lojë” me spiunë rusë, ndërsa mediat flasin për një ndërhyrje të Moskës në vendin tonë.

Akuzat janë bërë edhe më të flakta që pas një investigimi të revistës “Mother Jones” ndaj lobimit të Partisë Demokratike në SHBA që dyshohet se është financuar nga një kompani e lidhur me rusët.

Por ajo çka është interesante, është fakti se rusët janë ndër klientët më të preferuar të lobistëve amerikanë, veçanërisht oligarkët e pasur rusë.

Me qindra lobistë punojnë për klientë rusë e madje edhe për institucione apo vetë qeverinë ruse dhe e gjithë kjo bëhet në mënyrë të ligjshme.

Kështu kompania “Ballard Partners” të cilën Partia Socialiste e kontraktoi për të lobuar në SHBA në 2018-ën, rezulton të ketë përfaqësuar klientë të fuqishëm rusë, dhe jo vetëm kaq.

Mes klientëve të “Ballard Partners” ka jo vetëm oligarkë rusë por edhe politikanë të huaj të hetuar nga FBI si dhe aleatin e presidentit sirian Bashar Al Assad.

Vitin e kaluar, Partia Socialiste nënshkroi një kontratë me Ballard Partners me vlerë 240 mijë dollare.

Kontrata e PS me Ballard Partners

Natyrisht kjo është një kontratë shumë e vogël, në krahasim me “peshqit e mëdhenj” që ka mundur të kapë pronari firmës së lobimit, Brian Ballard.

Mes tyre është dhe David Yakobashvilli, një miliarder rus i njohur për lidhjet me presidentin Vladimir Putin.

Lobimi i David Yakobashvilli në Billiard Partners

Ai ka lindur në Gjeorgji dhe njihet si themelues i disa bizneseve të fuqishme por aktualisht është presidenti i Këshillit ruso-amerikan për bashkëpunimin e biznesit.

Mediat amerikane raportojnë se Lakobashvilli i ka paguar kësaj kompanie 450 mijë dollarë vitin e kaluar.

Por, pavarësisht se në SHBA ende vijojnë dyshimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, të punosh për kompani apo individë rusë nuk është aspak e jashtëligjshme.

Brian Ballard, lobisti i Katarit e qeverisë turke që punoi për aleatin e diktatorit sirian Assad

Ai konsiderohet si lobisti më i fuqishëm në Washington dhe është një prej miqve më të vjetër të presidentit amerikan Donald Trump, me të cilin njihet që prej viteve 1980.

Ballard ka punuar si lobisti i Trump në Florida duke ndihmuar fillimisht organizatën e manjatit republikan dhe pas shumë vitesh bashkëpunim, kur u bë e qartë se Trump do të ishte kandidati i republikanëve, Ballard u përfshi në fushatën e tij, duke arritur të vërtetojë se ishte një aset mëse i vlefshëm, pasi arriti të mbledhë miliona dollarë për fushatën e Trump.

Ky i fundit ia doli të bëhet president por edhe Brian Ballard arriti të ngrejë një perandori të vërtetë. Në këto 3 vite, Ballard është ngritur nga zero në 100 klientë, mes të cilëve disa prej të cilëve, jashtëzakonisht të fuqishëm.

Bëhet fjalë për më shumë se 100 klientë, amerikanë dhe të huaj, që I kanë sjellë 28 milionë dollar firmës së lobimit Ballard Partners.

Vitin e kaluar websajti amerikan “Daily Beast” zbuloi pas një investigimi se firma e fuqishme e lobimit, Ballard Partners, kishte lobuar për një prej aleatëve të ngushtë të diktatorit sirian Bashar Al Assad.

Daily Beast kishte zbuluar se kompania ASM International General Trading LLC, për të cilën “Ballard Partners” lobonte në Uashington, kishte një prej pronarëve të saj familjen e pasur siriane Foz, të lidhur ngushtësisht me presidentin e Sirisë Bashar Al Assad.

Ballard lobonte për këtë kompani të afërt me diktatorin sirian ndërsa përfaqësonte në të njëjtën kohë dhe organizatën “Citizens for a Safe dhe Secure America”, që përkrah rrëzimin e regjimit të Asadit në Siri.

Operacionet e Ballard si lobist, në fakt kanë nxitur kontrolle nga Departamenti i Drejtësisë që kur ai lobonte për qeverinë e Kosovës në emër të presidentit Trump.

Më vonë, një prej klientëve të tij më të famshëm, politikani Nigerian Atiku Abubakar u vu në qendër të vëmendjes pasi u vu në qendër të një hetimi nga FBI pasi dyshohej se i kishte kërkuar 500 mijë dollarë rryshfet ish kongresmenit republikan William Jefferson.

Ndërkohë një nga klientët më të mëdhenj të Ballard është Halkbank, banka shtetërore turke që i ka dhënë atij të paktën 2 milionë dollarë për të lobuar në Departamentin e Shtetit.

Në 2017-ën, zëvendësdrejtori i kësaj banke u arrestua nga zyrtarët amerikanë me akuzën se kishte financuar miliona dollarë Iranin. Veç bankës, Ballard ka përfaqësuar edhe qeverinë turke si lobist. Ai ka mundur të fusë në listën e tij të klientëve Katarin dhe Republikën Domenikane.

Ajo çka është më interesante, është se gjatë kësaj kohe, Brian Ballard ka mbledhur rreth vetes një ekip “lojtarësh” me njerëz që njihen për lidhjet e tyre me presidentin Trump.

Prurja më e fundit ishte ish prokurorja e përgjithshme e Floridas Pam Bondi, e cila ka punuar me ekipin tranzitor të Trump dhe ka bërë bujë në median amerikane pasi vendosi të mos ndjekë një çështje gjyqësore kundër Universitetit Trump.

Ndërkaq në janar, ekipit iu bashkua Raj Shah, ish zëvendës sekretarja për shtypin në Shtëpinë e Bardhë. Pjesa tjetër e ekipit përfshin ish kongresmeni Robert Wexler dhe ish ndihmës sekretari amerikan i shtetit James Rubin. /Dosja.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular