BallinaAktualitetKriza politike, Meta flet hapur para OSBE: Pres kthesë 180 gradë

Kriza politike, Meta flet hapur para OSBE: Pres kthesë 180 gradë

Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë sot dhe përshëndeti si i Ftuar Nderi mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës.

Në fjalën e tij, presidenti Meta falënderoi Presidentin Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm Greminger për mbështetjen e Kryesisë shqiptare të OSBE në 2020-n.

Meta gjithashtu vlerësoi rolin gjithnjë e në rritje të Asamblesë Parlamentare, veçanërisht në monitorimin e zgjedhjeve, që ndihmon mbrojtjen e demokracisë, sigurisë dhe besimit në gjirin si dhe ndërmjet shteteve pjesëmarrëse.

Presidenti theksoi se është me rëndësi të madhe që OSBE-ja të mbetet një platformë për dialog, bashkëpunim dhe siguri si dhe të bëjë më shumë edhe për të ndihmuar vendet e rajonit drejt rrugëtimit të tyre europian dhe euroatlantik.

Meta shprehu pakënaqësi për situatën aktuale në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular