BallinaAktualitetTakimet/Zv.ndihmës sekretari amerikan vjen sot në Tiranë

Takimet/Zv.ndihmës sekretari amerikan vjen sot në Tiranë

Duket se pas përpjekjeve pa rezultat të europianëve, në lojë për të zgjidhur krizën politike shqiptare futet edhe diplomacia amerikane. Nuk dimë nëse situata kritike politike do të marrë një kthesë të re me vizitën e zv. ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, por dimë që sot ai do të mbërrijë sot pasdite në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanik. Takimin e parë zyrtari amerikan do e ketë me kryeministrin Edi Rama të hënën, ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta. Në të njëjtën ditë, Palmer do zhvillojë një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi. Pas takimeve me zyrtarët e lartë, mësohet se Matthew Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular