Dylli i veshit është një substancë që prodhohet nga vetë trupi për të mbrojtur dhe pastruar veshin.
Dylli parandalon infeksionet dhe parandalon hyrjen e pluhurave dhe grimcave të tjera të dëmshme më thellë në kanalin e veshit.
Pasi dylli ka kryer misionin e tij, zakonisht ai përthahet dhe del vetë nga veshi.
Megjithatë, ka njerëz, veshi i të cilëve bllokohet nga dylli i tepërt.
Dylli bllokon dëgjimin dhe shoqërohet me simptoma si:
Dhimbje veshi
Zhurmë në vesh
Infeksion
Kruarje
Aroma të pakëndshme
Rrjedhje sekrecionesh nga veshi.
Pastrimi i veshit nga dylli
Shumë njerëz përdorin ato që rëndom njihen si kunja pambuku, karfica ose objekte të tjera për të hequr dyllin e tepërt.
Këto objekte bëjnë krejt të kundërtën, duke e zhytur dyllin më thellë në kanalin e veshit dhe duke e irrituar atë,
Njerëzit që përdorin kufje janë më të prirur të përballen me bllokim të veshit nga dylli i tepërt.
Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të mësoni më shumë për 4 kura natyrale për pastrimin e veshit.
Uthulla E Mollës Me Alkol
Disa ekspertë janë të mendimit se shpërlarja e veshit me uthull molle të kombinuar me pak alkol është mënyra më efikase në pastrimin e veshit.
Për aplikimin e kurës ju nevojitet një pikatore, dy lugë gjelle me uthull molle dhe dy lugë alkol etilik, pambuk dhe një peshqir të pastër.
AgroWeb.org ju udhëzontë përzieni alkolin me uthullën në një tas të vogël dhe më pas merreni me pikatore.
Hidhni disa pika në vesh dhe vendosni pambuk sipër tij për të lejuar shpërbërjen e dyllit në disa minuta.
Më pas hiqeni pambukun dhe mbulojeni veshin me peshqir dhe kthejeni kokën në anën tjetër që të lejoni rrjedhjen e pandërprerë të dyllit të lëngëzuar.
Përsëriteni këtë procedurë me veshin tjetër dhe përsëriteni herë pas here deri sa të ndieni përmirësim.
Vaji i Arrës Së Kokosit
Për këtë procedurë ju nevojitet një lugë gjelle me vaj të arrës së kokosit, një peshqir dhe një pikatore.
Ngroheni vajin në një enë deri sa të bëhet i lëngshëm.
Vaji nuk duhet të jetë i nxehtë.
AgroWeb.org ju udhëzon që të përdorni pikatoren që të hidhni gjysëm luge në njërin vesh dhe gjysëm luge në veshin tejtër.
Hidheni vajin në vesh dhe mbajeni kokën të mbështetur për 10 minuta.
Më pas lëvizeni kokën në anën tjetër që të lehtësoni rrjedhjen e vajit dhe shpërlajeni veshin me ujë të ngrohtë.
Thahuni me peshqir dhe përsëriteni procedurën në veshin tjetër.
Glicerina
Për këtë kurë, ju nevojiten disa pika glicerinë, ujë, pikatore dhe alkol etilik.
Përziejeni glicerinën me një lugë çaji me ujë.
Merreni masën me pikatore dhe hidheni në vesh duke e mbajtur për 5 minuta.
Pasi e keni lënë veshin të kullojë, përsëriteni procedurën në veshin tjetër.
Thahuni me peshqir dhe hidhni nga tre pika nga alkoli etilik në secilin vesh.
Hudhra
E fundit por jo për nga rëndësia, është hudhra.
Për pastrimin e veshit duhet të prodhoni vajin e hudhrës.
Ju nevojiten dy ose tre thelpinj hudhre, një ose dy lugë gjelle me vaj të farës së susamit dhe një pikatore.
Qërojini dhe shtypini thelpinjtë e hudhrës dhe shtojini në vajin e ngrohur në një tenxhere.
Lërini të kavërdisen së bashku, deri sa hudhra të nxihet.
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe më pas prisni deri sa vaji të ftohet.
Kurrë mos hidhni vaj të nxehtë në vesh sepse mund të vuani nga komplikacione të rënda.
Kur vaji të jetë ftohur, hiqni copat e hudhrës dhe kullojeni.
Më pas merreni me pikatore dhe hidhni disa pika në secilin vesh.
Vaji duhet të qëndrojë në vesh për disa minuta që të kryejë detyrën e tij.
Më pas duhet të lëvizni kokën dhe të lejoni daljen e vajit./ AgroWeb
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: startnews.news/2019/04/10/problemet-qe-shkakton-dylli-i-veshit-metodat-natyrale-per-ta-pastruar/ […]
Comments are closed.