BallinaKronikeBodigardi i Arta Markut përplas gazetarin…

Bodigardi i Arta Markut përplas gazetarin…

Një gazetar, i cili si kolegët e tij, po priste në korridoret e Kuvendit daljen e kryeprokurores Arta Marku, por është sulmuar nga truproja i Markut.
Kryeprokurorja Arta Marku nuk fshehu dot nervozizmin e saj sot pas pyetjeve të gazetarëve mbi fillimin e hetimeve për përgjegjësit e grabitjes në Rinas. Marku iu përgjigj pyetjeve duke thënë “Mund të drejtoheni ne zyrat përkatëse të prokurorive.
Në prokurorinë e përgjithshme nuk behën hetime, dhe ju duhet ta dini”, duke shtyre më pas mikrofonat e gazetareve, që nuk mbetën pa reaguar.
I shpejtë edhe reagimi i truprojës së kryeprokurores, që përplasi për muri gazetarin. Pre e sulmit ra gazetari Renaldo Salianji.
Prokurorja e Përgjithshme e paraprirë nga truproja që kujdeset t’i hapë rrugën. Kryeprokurorja kërcënohet nga bllokimi i rrugës prej gazetarëve, kërcënohet nga transparenca. Janë qindar pyetje në fakt që i kanë zënë rrugën Kryeprokurores: Ajo është duke ndjekur skenarin rilindas për çështjen ‘Babale’, akuzon opozitën me një skemë të përgatitur në zyrën e Edi Ramës dhe gazetarët duan të dinë përse përgjimet e regjistruara nga Prokuroria dalin kundër akuzës së Prokurorisë.
Tre ditë më parë, policia e shtetit, përdori gazin lotsjellës kundër ligjit, moralit dhe arsyes në shtëpitë e 7 familjeve në Bregun e Lumit, duke helmuar fëmijë e gra, që ishin aty vetëm për të mbrotjur shtëpitë e tyre nga babëzia. Gazetarët kanë të drejtë të dinë nëse do të ketë hetim për këtë.
Po atë ditë që përdori gazin lotsjellës, policia nuk gjeti rrugën kur 5 kriminelë të armatosur u futën mu në mes të aeroportit të Rinasit, duke cënuar Sigurinë Kombëtare për të grabitur miliona euro. Nderin e forcave të rendit e shpëtuan efektivët e FNSH që u gjendën rastësisht afër. Njerëzit, nëpërmjet mediave duan të dinë, a mendon edhe ajo si Edi Rama që fajin e kanë kinezët?!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular