Gjyqi për Salianjin, reagon ashpër Basha: Kupola e shtetit e përfshirë në skandal, paralamëron gjyqtarin dhe prokurorët

1
296

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në një prononcim për mediat, menjëherë pas përfundimint të procesit gjyqësor për dosjen ”Babale” që vendosi të marrë të pandehur për kallëzim të rremë, ish- deputetin e PD, Ervin Salianji.

Kryetari i PD Lulzim Basha në një dalje publike për mediat tha se kupola e shtetit është e përfshirë në skandal korruptiv.

Basha tha se dëshmitari i rremë Alfred Alizoti ka pranuar të bëjë 1 vit burg, për të mbrojtur kupolën e shtetit në aferat e tyre korruptive. Duke folur për denoncimet e Salianjit, Basha nënvizon se ky shtet dërgon në gjyq ata që denoncojnë dhe gradon të korruptuarit.

“Kupola e shtetit është e përfshirë në skandal. Alfred Alizoti ka pranuar të bëjë 1 vit burg për të mbrojtur kupolën e shtetit, e cila është e zhytur deri në fyt në afera korruptive dhe skandale. Deputeti i PD Ervin Salianji ka bërë publike për mediat fakte të rënda sesi Agron Xhafaj bën trafik droge, zbuloi dëshmitarin e rremë Alfred Alizotin, që bën ndere për kupolën e korruptuar të shtetit.

Prokuroria vetëm bën sehir dhe nuk vepron për zyrtarët e lartë e shtetit. Kjo sepse Prokuroria është kapur politikisht. Donika Prela dhe prokurorët e tjerë kanë marrë si të pandehur Salianjin, gazetarin Olldashi dhe denoncuesit e së keqes, e jo keqbërësit.

Sot të pandehur për afera të tmerrshme kriminale shtetërore duhet të ishin Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, zyrtarë të SHISH. Edi Rama ka marrë në mbrojtje Ballën, Xhafajn, zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit që dalin në përgjime duke bërë favore për kriminelë me damkë dhe gradohen nga kriminelët”, tha kryetari demokrat Lulzim Basha.

“Kriminelët nuk hetohten denoncuesit çohen në gjykatë”- Ky është reagimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha pak pasi gjykata vendosi të çojë në gjyq  ish-deputetin Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi për akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’.

Basha akuzoi gjyqtarin dhe prokurorët se e morën këtë vendim në këmbim të vetingut.

“Dua ti bëj të qartë Kastriot Gramshit dhe dy prokurorëve se nuk do ia hedhin vetingut me këtë akt që kanë ndërmarrë” tha Basha.

Gjithashtu shtoi se Fredi Alizoti pranoi të dënohej me 1 vit burg në shkëmbim të parave.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: startnews.news/2019/04/12/gjyqi-per-salianjin-reagon-ashper-basha-kupola-e-shtetit-e-perfshire-ne-skandal/ […]

Comments are closed.